Seksi i pajtimit
Zihuni sa të doni për faktin se do të preferonit më mirë të ishit beqarë, por na besoni se s’do të provoni kurrë seks më mirë pajtimi sesa ai me partnerin tuaj prej shumë vitesh që jua njeh të gjithë telat (me plot kuptimin e fjalës).
Masturbim rastësor
Ndonjëherë thjesht nuk keni nerva për seks të çmendur. Prandaj thjesht fusni duart nën pizhamat e njëri-tjetrit teksa qëndroni shtrirë në krevat. Ahh romanca!
Seks jashtë zonës së rehatisë
Seksi ndryshe është relativ. Dikush mund ta shohë tek një palë pranga të reja, dikush tek pozicione të reja apo të shihni porno bashkë. Çifte të tjera duan të bëjnë orgji. Por kush e di. Në momentin që jeni në një lidhje prej një kohe të gjatë vjen një moment që thoni ‘ok, duhet t’i bëjmë gjërat pak më pikante’.
Seksi i përtacisë
Ka ditë që jeni të lodhur, me dhimbje koke ose aspak në humor. Ka netë që do jeni të lodhur, por të eksituar, në një lidhje të gjatë mund të bëni minimunim herë pas here dhe sërish të jeni në rregull.
Seksi që do t’ju bëjë të rizbuloni seksin
Në një lidhje të gjatë do të kaloni shumë ulje-ngritje në sasinë e seksit që do bëni. Çdo çift afatgjatë ka patur momente të vështira, pasuar nga tornado intimiteti.
Seksi ‘duhet të bëhemi gati për 5 minuta’
Para se të shkoni në një darkë me miqtë tuaj dhe ti dukesh e parezistueshme me fustanin tënd të ri, ai do tentojë herë pas here të shkojë nën fustan. Dhe ti do bësh rezistencë. Derisa të dorëzohesh në fund. Ok shpejt e shpejt se s’kemi shumë kohë.
Seksi i pushimeve
Ky është seksi më i paparë dhe intensiv që gjithnjë në fund ju bën të pyesni veten: ‘Çfarë do mendojnë punonjësit e hotelit kur të shohin provat?’
Seksi që sjell fëmijë
Ky është seksi i mirë-kalkuluar. Ka një cikël që duhet ndjekur me përpikmëri dhe fillon të duket më shumë si punë sesa si argëtim, por duhet bërë.
Seksi kur më në fund keni ca orë bosh
Bashkë me rritjen tuaj rriten dhe detyrimet dhe përgjegjësitë dhe pak kohë mund t’ju ngelë për të kaluar në intimitet me njëri-tjetrin. Megjithatë mes axhendës së ngjeshur, do të gjeni pak orë të lira dhe ato janë qershia mbi tortë.
Seks
Por në fund të fundit seksi nuk ndryshon edhe aq shumë tek çiftet që kanë shumë kohë bashkë. Ata sërish bëjnë seks, sa herë duan dhe kënaqen shumë kur luajnë me njëri-tjetrin edhe pas kaq vitesh.


