• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Koreja e Veriut as që do tia dijë për sanksionet e OKB. Fitoi 200 milionë dollarë në 2017-n
Home
Nderkombetare

Koreja e Veriut as që do tia dijë për sanksionet e OKB. Fitoi 200 milionë dollarë në 2017-n

3 February, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Koreja e Veriut ka fituar 200 milionë dollarë gjatë vitit 2017 nëpërmjet eksportimit të mallrave të ndaluara, duke shkelur kështu sanksionet e vendosura nga OKB-ja. Sipas një raporti konfidencial të një grupi monitorues në SHBA, të cilit i referohet agjencia e lajmeve Reuters, përveç eksportit të mallrave të ndaluara, Peniani ka furnizuar me armë Sirinë dhe Mianmarin.

Sipas raportit të një komisioni mbi sanksionet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Koreja e Veriut ka dërguar qymyr në portet e vendeve si Rusia, Kina, Koreja e Jugut, Malajzia dhe Vietnami kryesisht duke përdorur dokumente të rreme që tregonin si vende të origjinës Rusinë apo Kinën.

Këshilli 15-anëtarësh, në mënyrë unanime i ka vendosur sanksione Koresë së Veriut që nga viti 2006, në përpjekje për t’i reduktuar fondet për programet e raketave bërthamore dhe balistike. Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksproteve për mallra si qymyri, hekuri, plumbi, tekstilet dhe prodhimet e detit. Po ashtu, sanksionet ndaj vendit komunist përfshijnë edhe kufizimin e importeve të naftës bruto dhe nënprodukeve të saj.

Pas zbulimit të këtij fakti, Koreja e Veriut nuk ka ende një koment, ndërsa Rusia dhe Kina janë shprehur gjithmonë se nuk i kanë shkelur sanksionet e vendosura nga OKB-ja.

Siria dhe Mianmari

Monitoruesit kanë hetuar për një bashkëpunim mes Sirisë dhe Mianmarit në fushën e raketave balistike, përfshirë këtu edhe 40 dërgesa të paraportuara të Koresë së Veriut në periudhën 2012-2017 në Qendrën për Kërkime dhe studime Shkencore në Siri, e cila ka nën kontroll programin e armëve kimike.

Në raport thuhet se hetimi ka zbuluar “dëshmi të shkeljes së embargos së armëve dhe shkelje të tjera, përfshirë transferimin e mjeteve që vihen në funksion të programeve për raketat balistike dhe armët kimike”.

Siria ka pranuar shkatërrimin e armëve kimike në vitin 2013. Megjithatë, ka dyshime të forta se atje ka ende armë kimike të fshehura që nuk janë dorëzuar ose janë përgatitur të tjera. Misioni sirian në OKB nuk ka dhënë ende përgjigje në lidhje me gjetjet e raportit.

Sërish sipas këtij të fundit, ka prova se Mianmari ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut, por edhe armë të tjera si raketa tokë-ajër.

Por, ambasadori i Mianmarit në OKB, Hau Suan, e hedh poshtë këtë fakt, duke thënë se vendi i tij u është përmbajtur rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sanksionet e OKB-së mbi eksportet dhe importet

Sipas rezolutës së vitit 2016, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ndaloi eksportet e qymyrit dhe u kërkoi vendeve të raportojnë çdo import të qymyrit nga Koreja e Veriut në Komitetin e Sanksioneve të Këshillit. Më pas, më 5 gusht, Këshilli i ndaloi të gjitha eksportet e qymyrit nga Koreja e Veriut.

Vëzhguesit e OKB-së kanë hetuar 16 dërgesa qymyrit në periudhën janar-gusht në portet e Rusisë, Kinës, Malajzisë dhe Vietnamit. Ata thanë se një prej këtyre dërgesave është raportuar nga Malajzia, ndërsa 15 të tjera janë në shkeje të plotë të sanksioneve. Njëzet e tre ngarkesa të tjera janë verifikuar në portet e Rusisë, Kinës, Koresë së Jugut dhe Vietnamit.

Në raport thuhet gjithashtu se kompani shumëkombëshe po hetohen për rolin e tyre në zinxhirin e furnizimit e Koresë së Veriut me produkte të naftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Kur të rrah, të kam shalu’. Si e shikon sot Rudina Dembacaj kamerën e fshehtë? (VIDEO)
Previous article PSG fiton bindshëm ndaj Lille, shkëlqen Neymar

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT