• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Raporti: Taksa progresive në Shqipëri goditi rëndë shtresën e mesme, konsumi u përgjysmua
Home
Ekonomi

Raporti: Taksa progresive në Shqipëri goditi rëndë shtresën e mesme, konsumi u përgjysmua

2 November, 2017 k.autor Ekonomi

Një raport i PNUD Albania, i publikuar së fundmi, ka analizuar mënyrën sesi ka ndryshuar varfëria në vend, kush ka hyrë dhe ka dalë nga kjo kategori ndalet edhe si ka qenë në konsum efekti i taksimit mbi të ardhurat, i cili ndryshoi në fund të vitit 2013, duke kaluar në sistemin progresiv deri në 13% për pagat mbi 130 mijë lekë nga 10% që ishte më parë (në të dy rastet pagat deri në 30 mijë lekë kishin tatim zero).

“Ekuacioni i konsumit përfshin variablat mbi moshën dhe vitet e shkollimit për kreun e familjes, rajonin dhe statusin e punësimit me të ardhura të plotësuara nga burimet e të hyrave jashtë punës në të tilla si remitancat, të ardhurat nga kapitali dhe çdo transferim social që merr familja. Konsumi i parashikuara për vitin 2008 dhe 2014 u krahasua me të tashmen konsumi dhe shpërndarjen e familjeve sipas grupit të konsumit. Konsumi u vlerësua me dhe pa nivelin e ri të taksës të mbi të ardhurat e aplikuar në vitin 2013”, thuhet në raport.

Rezultatet tregojnë se shpërndarja agregate e popullsisë sipas grupit të konsumit (të varfër, në nevojë dhe klasa e mesme) nuk ka ndryshuar shumë nga 2008-2014, ku familjet në nevojë janë tkurrur me 3.4 për qind. Përqindja e kryefamiljarëve që jetojnë në varfëri në vitin 2014 u rrit me një për qind krahasuar me vitin 2008, ndërsa klasa e mesme u zgjerua me rreth 2.8 për qind gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk do të kishte pasur një ndryshim nga taksa e sheshtë tek tatimi progresiv, konsumi i parashikuar në krahasim me konsumin aktual tregon se varfëria do të kishte rënë dhe klasa e mesme do të zgjerohej me 2.5 për qind më shumë”

Pra nëse në fuqi do të ishte taksa e sheshtë dhe jo ajo progresive parashikimi tregon se do të kishim një rënie të varfërisë dhe një zgjerim akoma edhe më të madh të shtresës së mesme.

“Pavarësisht faktit se në përgjithësi nuk ka ndryshime thelbësore mes grupeve të ndryshme të konsumit, lëvizja nga 2008 në 2014 është e dukshme. Duket se shumica e kësaj lëvizjeje ka zbritur familjet në kategorinë e të qenit në nevojë ose të varfër në 2014. Gjysma e familjeve që i përkisnin klasës së mesme në kategorinë e konsumit në 2008 kaluan në grupin e atyre në nevojë dhe në varfëri në 2014. Ndërkohe që 17% e familjeve me tendencë drejt varfërisë u bënë të varfër në 2014” vlerëson PNUD.

Edhe një raport i fundit i INSTAT mbi matjen e nivelit të jetesës konfirmoi rritjen e pabarazisë në Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeta e rrezikshme e një gazetari
Previous article Si ndikon gjumi i keq në jetën e njeriut

k.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT