• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Prishja e banesave në Himarë, reagon opozita greke
Home
Politikë

Prishja e banesave në Himarë, reagon opozita greke

2 November, 2017 F.autor Politikë

Shqetësimi i banorëve të minoritetit grek në Himarë, shtëpitë e të cilëve nisën të shemben dy ditë më parë në kuadër të rikualifikimit urban, ka ngjallur reagimin e Athinës zyrtare dhe jo vetëm.

 

Kryetari i Demokracisë së re, partisë më të madhe opozitare greke, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që Brukseli të marrë në konsideratë zhvillimet në Himarë, gjatë shqyrtimit të ecurisë së Shqipërisë në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Për këtë, siç shkruajnë mediat greke, ai i është drejtuar me një letër Komisionerit kompetent për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Në letrën dërguar Hahn, Mitsotakis i cilëson ngjarjet e të martës në Himarë si “kulmim të përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të shkelur të drejtat e minoritetit etnik grek”.

Ai thekson se autoritetet shqiptare janë angazhuar në një përpjekje të vazhdueshme për të shkelur të drejtat e pronës dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, gjë që sipas tij, kulmoi me ngjarjet në Himarë, “ku me e pajustifikuar ishte ndihma e forcave policore, gjatë prishjes së shtëpive të pjesëtarëve të pakicës greke”.

“Këto përpjekje ndihmohen edhe nga fakti që zonat minoritare përjashtojnë minoritetin etnik grek të Himarës dhe rajoneve të tjera, pavarësisht se ata përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë në këto zona”,- vijon opozitari grek

E duke folur për një qëndrim antiproduktiv të autoriteteve shqiptare, Mitsotakis shton se ky rast “përbën burim shqetësimesh të tjera, pasi shpesh shoqërohet me një retorikë nacionaliste nga ana e qeverisë shqiptare, gjë që influencon në marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë”.
Shefi i opozitës greke e mbyll letrën e tij me shpresën se “këto shqetësime serioze do të merren parasysh në mënyrën e duhur, gjatë vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Ngjarja
Dy ditë më parë dhjetëra banorë të Himarës protestuan kundër prishjes së banesave të tyre, ndërsa u tentua t’i vihet zjarri edhe një autoboti me gaz, ndonëse aksioni për prishjen e 24 banesave u monitorua nga forca të shumta policore dhe grupe të FNSH-së.
Deri më tani mësohet të jenë prishur 5 objekte, ndërsa në polici është shoqëruar personi që tentoi t’i vërë zjarrin autobotit me gaz, i cili ndodhej në ambientin ku po shemben objektet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marinsat amerikanë filmojnë anijen e UFO-ve?! Video-ja që ka pushtuar rrjetet sociale
Previous article Ja çfarë kërkojnë shqiptarët në “Google”

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT