Në Venezuelë flokët kanë një vlerë shumë të madhe në para.
Këtë gjë e vërteton më së miri historia e Dalila Hernandez Rodriguez.
Ajo që kur ishte e vogël tregonte shumë kujdes me flokët e saj, e ndërsa rritej kishte shumë kërkesa për ti shitur flokët e saj, por ajo kurrë nuk pranoi.
Prindërit e saj nisën të bëheshin merak për të, pasi kishin dëgjuar për njerëz që kishin filluar të vidhnin flokë.Kur dëgjoi këtë histori Dalila vendosi të shkonte në një parukeri dhe ti shiste flokët e saj.
Ata ia vlerësuan flokët Dalilës plot 140 dollarë ose sa 5 rroga të një punëtori të thjeshtë në Venezuelë.E çuditshme është se parukieret qëndruan plot 3 orë duke i prerë flokët vajzës.
Pas vjazës shitja e flokëve është shëndërruar në trend, që ka bërë që çmimi i tyre të rritet edhe më shumë.