• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Pse Ija e Besit po korr sukses në INSTA?
Home
Showbiz

Pse Ija e Besit po korr sukses në INSTA?

5 February, 2018 g.autor Lifestyle, Showbiz

Vetëm pak kohë ka që gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku, Ija, ka hapur llogarinë e saj në instagram, por brenda janarit ka arritur të bëjë rreth 110 mijë ndjekës.

Ija e Besit e hapi llogarinë në Instagram pak ditë pas ardhjes së vitit të ri dhe vetëm brenda 3 orëve arriti të bënte rreth 16 mijë ndjekësa. Rrjedhimisht lind pyetja: Pse Ija e Besit po korr aq shumë sukses?

Suksesi i Ijes duket qartë në modelin që ajo promovon në Instagram, një model krejtësisht tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim në këtë rrjet.

ORIGJINALITET

Gjyshja e Besit ka një qasje krejtësisht tjetër mbi të bukurën në foto. Ndryshe nga falsiteti i modeleve që jemi mësuar të shohim në Instagram, të cilat përdorin filtrat apo edhe programet si “Photoshop-i” për të fshehur defektet e tyre dhe për t’u dukur më të hijshme, Ija është krejtësisht natyrale.

Ija nuk i fsheh rrudhat në fytyrën e saj, të shtuara nga vitet që ka mbi supe, edhe pse shpesh herë nëpër intervista është shprehur se ndihet “sikur të ishte ende e re”. Ija nuk përdor dritëhijet e aplikacioneve të ndryshme apo filtrat e Instagramit për t’i dhënë një pamje tjetër fotove të saj. As nuk ka tendencën të publikojë foto nga vendet e bukura për të treguar se çfarë ka vizituar, siç bën shumica, psh: fotografi nga plazhi në mes të dimrit, që nuk dihet nëse vërtet janë të reja apo të shkrepura që në stinën e verës.

Për më tepër nuk del në foto me rrobat më të mira, por edhe me veshjen e saj të përditshme, një shami e bardhë në kokë dhe rroba në ngjyrë të zezë.

E MOSHUAR DHE NË INSTA

Ija është e moshuar dhe ka instagram. Kjo është risia që ndoshta i ka munguar këtij rrjeti, pasi zakonisht janë të rinjtë ata që i përdorin rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Por Ija e ka thyer tashmë këtë tabu, duke u bërë edhe ajo pjesë e familjes së madhe të Instagramit, ku të gjithë mund ta ndjekin njëri-tjetrin.

GJYSHE E NJË AKTORI TË NJOHUR

Sado origjinale të jetë Ija, sigurisht që ajo nuk do tërhiqte aq shumë vëmendje rreth vetes, po të mos ishte gjyshja e një aktori të njohur, në këtë rast e Bes Kallakut, i cili për shkak të humorit dhe karizmës së tij, është ndër më të preferuarit në Shqipëri.

Ka qenë pikërisht Besi ai që e ka promovuar gjyshen e tij, jo thjesht për faktin që edhe ajo hapi një intragram, por edhe shumë më përpara kësaj. Nëpër emisione të ndryshme por edhe në rrjetet e tij sociale, ai nuk ka ngurruar kurrë të shprehë dashurinë e tij për të. Gjithçka nisi duke treguar histori për Ijen, për jetesën e tij më të, si ajo e rriti dhe e bëri ky që është për të vazhduar më pas duke e marrë me vete kudo që shkonte, edhe nëpër emisione.

JETA E FSHATIT

Pavarësisht të gjitha këtyre që përmendëm më sipër, sigurisht që ‘pikën mbi i’ e vendos promovimi i jetës së fshatit që Ija bën.

Zakonisht në shqipëri ndodh që ata me prejardhje nga fshati, përpiqen ti largohen atij realiteti.  Që nga qytetarët e thjeshtë e deri tek të famshmit e fshehin origjinën e tyre nga fshati nëpër rrjete sociale, duke publikuar foto nëpër kafene, nëpër pube etj.

Por Ija e Besit bën komplet të kundërtën. Ajo duket mjaft e lumtur me jetën në fshat dhe e promovon atë përmes instagramit.

Kjo është risia që Ija ka sjellë: Vërtetësia që mungonte deri më tani. Kështu, rrjetet sociale nuk qenkan edhe aq false po të mirëpërdoren, madje mund të tregojnë më së miri realitetin, po t’u qëndrosh larg filtrave dhe t’i publikosh gjërat ashtu siç janë.

Edhe pse nuk dihet nëse Ija e menaxhon vetë llogarinë e saj, apo ia ka lënë për detyrë nipit të famshëm për ta bërë këtë kjo nuk dihet, por padyshim që vëmendja që po tërheq është mjaft e madhe. Aq e madhe saqë fansat e saj kanë hapur edhe llogari të tjera me emrin e Ijes, gjyshes më të famshme sot për sot në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shtëpia 8 metra që i ka të gjitha, me një çmim jo fort të lirë (FOTO)
Previous article Puna më e frikshme në botë, dikush e bën më së miri (Video)

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT