• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump zgjedh kreun e Rezervës Federale/ Ja kush është i besuari tij
Home
Botë

Trump zgjedh kreun e Rezervës Federale/ Ja kush është i besuari tij

2 November, 2017 Redaktor2 Botë

Presidenti Donald Trump pritet të bëjë njoftimin sot, për të konfirmuar zgjedhjen e kreut të Bankës Qendrore në SHBA.

Jerome Powell, që thuhet se është i përzgjedhuri i Presidentit Donald Trump për të qenë kryetari i ardhshëm i Rezervës Federale, u vendos të marrë frenat e bankës qendrore më të rëndësishme në botë, në një kohë kur ekonomia e SHBA ka disa sfida.

Rritja ekonomike po përshpejtohet, inflacioni është i butë dhe papunësia është më e ulëta në 16 vjet. Një sfond i tillë duhet fillimisht t’i mundësojë kryetarit të ri të FED që të rrisë gradualisht normat e interesit, nga nivelet më të ulëta historike aktualisht, me qëllim që të përmbushë atë që tashmë konsiderohet rritja e tretë më e gjatë e SHBA.

Rritje të tilla zakonisht rrezikohen nga shpërthimi i “flluskave të aseteve”, goditjeve si fatkeqësitë natyrore ose trazirat politike ose gabimet nga bankat qendrore. Rritja e normave më të shpejta mund të ftohë tregun e aksioneve, por rrezikon të mbajë inflacionin nën objektivin e Bankës Qendrore, ndoshta duke e çuar ekonominë në recesion. Shtrëngimi shumë i ngadaltë mund të rrisë vlerat e aseteve edhe më tej, shkruan Bloomberg.

Powell ka shtuar dilemën se FED do të përballet me çdo ris që mund të sjellë rënie gjatë periudhës aktuale të rritjes, me anë të armëve të tij politikbërëse. Ka pak hapësirë për të ulur normat menjëherë dhe plani i rezervës – lehtësimi sasior – tani është subjekt “inati” i ligjvënësve republikanë.

“Powell ka marrë disa karta në këtë lojë pokeri, që nuk janë të dobishme për zbatimin e politikës monetare”, tha Torsten Slok, ekonomisti kryesor i Deutsche Bank AG në Nju Jork. “Ekonomia botërore nuk ka qenë kurrë në formë më të mirë, por nuk është për t’u përgëzuar të jesh një bankier qendror në këto ditë”.

Trump sot pritet që të prezantojë Jerome Powell, 64 vjeç, si kandidati i tij për të qenë shefi i FED, duke zëvendësuar kreun e mëparshëm Janet Yellen, kur në fakt, afati i saj në krye të kësaj detyre, skadon në shkurt. Powell është aktualisht një nga katër guvernatorët e përzgjedhur fillimisht për kreun e Fed, të cilët Trump do t’i sjellë para Senatit sot, për miratim./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet biznesmenia në Durrës, ja shkaku
Previous article Video/ Skandal me minoritetet, njëri vëlla grek, tjetri bullgar

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT