• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sejko: Rritja ekonomike do jetë pozitive, bankat t’i japin kredi biznesit
Home
Ekonomi
GoodNews

Sejko: Rritja ekonomike do jetë pozitive, bankat t’i japin kredi biznesit

2 November, 2017 k.autor Ekonomi, GoodNews

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, informoi dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se në 3-mujorin e dytë të vitit ekonomia u rrit me 4,1%.

Sejko

Guvernatori Sejko shpjegoi se rritja ekonomike u mbështet nga rritja e kërkesës së privatit dhe investimeve të huaja. Për shkak të zhvillimit pozitiv të ekonomisë, Sejko i kërkoi sistemit bankar të jetë më largpamës dhe të rrisë kreditimin për ekonominë. “Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm ky i përafërt me atë të tremujorit të parë.

Kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, si dhe nga rritja e shpenzimeve publike dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë.

Ecuria pozitive e aktivitetit ekonomik në vend vazhdon të përfitojë nga politika jonë monetare stimuluese, e cila ruan një mjedis financiar me norma të ulëta interesi dhe me likuiditet të bollshëm. Ajo është ndihmuar gjithashtu nga politika fiskale konsoliduese, e cila ul primet e rrezikut dhe rrit hapësirat për financimin e sektorit privat. Banka e Shqipërisë vlerë- son se këta faktorë do të vazhdojnë të ndihmojnë rritjen ekonomike, kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv”, tha guvernatori.

Sejko tha edhe arsyet pse sistemi bankar duhet të ndjekë politika më të favorshme për kreditë. “Projeksionet e mësipërme faktorizojnë forcimin e kahut stimulues të politikës monetare gjatë gjithë horizontit afatmesëm. Ato mbeten, gjithashtu, të kushtëzuara nga materializimi i pritjeve për një ambient të jashtëm më të favorshëm dhe për një rikuperim më të shpejtë të aktivitetit kreditues në vend.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e kërkesës për kredi duhet të ndiqet nga politika më të favorshme dhe largpamëse kreditimi nga sektori bankar. Në të kundërt, zhbalancimi i mëtejshëm i kërkesës dhe ofertës për kredi do të frenonte ritmin e rritjes ekonomike dhe do të ishte një mundësi e humbur për sektorin bankar”, tha Sejko. Për kreditë me probleme, guvernatori deklaroi se kanë shënuar rënie.

“Rënia në nivelin 14.78% e raportit të kredive me probleme në muajin shtator tregon se bilancet e sektorit bankar po përmirë- sohen dhe se rreziku i kreditit po vjen drejt reduktimit”, u shpreh Sejko. Në përfundim të diskutimeve mbi analizën dhe parashikimet e paraqitura, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Skandal me minoritetet, njëri vëlla grek, tjetri bullgar
Previous article E frikshme/ Çfarë i ndodh trupit kur hani mish derri

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT