• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Pasi ndodhi ATENTATI ndaj Kasmit, Meshini iku për darkë”. DETAJET e reja të ngjarjes që lidhen me vrasësin
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Pasi ndodhi ATENTATI ndaj Kasmit, Meshini iku për darkë”. DETAJET e reja të ngjarjes që lidhen me vrasësin

2 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi, Kronikë

Mario Meshini do të qëndrojë prapa hekurave nën masën e arrestit me burg për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e Devi Kasmit.

Vendimi u mor nga gjykatësja Ardiana Bera, sipas kërkesës së bërë nga prokuroria, e cila e akuzon Meshinin për akuzat e “vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim në rolin e ndihmësit dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Por, ndërsa gjykatësja ishte tërhequr për të shpallur vendimin, prokurori Artan Lulo u largua me urgjencë drejt drejtorisë së policisë në kryeqytet, pasi u informua se ishin arrestuar të dyshuarit për krimin, mes të cilëve dhe një shtetas grek në rolin e dyshuar si ekzekutor i Devi Kasmit.

Dyshimet se një shtetas i huaj ishte i përfshirë në ekzekutimin mafioz që tronditi Tiranën, u ngritën menjëherë sapo të afërmit e Kasmit informuan policinë se njeriu i tyre tri ditë përpara se të vritej kishte patur një debat në palestër, me një person që nuk ishte shqiptar, pra shtetas të huaj.

Sipas tyre, personi në fjalë ishte i gjatë rreth 1.80 dhe mbante mjekër.

Me këto karakteristika e përshkroi edhe Mario Meshini, personin që i qëlloi para syve ish-mikun e tij, të cilin dyshohet se e nxori në pritë.

Në dritën e këtyre fakteve, grupi i hetimit të kërkim të një vrasësi me pagesë i ardhur nga vendet fqinje.

Në fakt, 72 orë më vonë, në pranga përfundoi ish-efektivi i forcave special Greke, Efthimiu Efthimias, i cili dyshohet se qëlloi Kasmin kundrejt një shume të majme eurosh.

Edhe gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Meshinit, avokati i tij Ferdinand Doja, kërkoi nga prokuroria të marrë pamjet filmike dhe të vërtetojë këto fakte, duke këmbëngulur se i mbrojturi prej tij nuk kishte lidhje me krimin.

Po ndërsa i riu mohon akuzat në dosjen e prokurorisë thuhet se nga rrëfimet e dëshmitarëve rezulton e provuar që i dyshuari Meshini ishte nën shoqërinë e Kasmit kur këtë të fundit e qëlluan për vdekje me pesë plumba.

Madje – thotë prokurori – Meshini shfaqet me dorën drejtuar viktimës, duke ngritur dyshime se edhe ai mund të ketë qëlluar në drejtim të mikut të tij.

Për këtë arsye, ndaj 25-vjeçarit është ngritur dhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Por nëse ai ka qëlluar ose jo në drejtim të 42-vjeçarit, prokuroria është në pritje të rezultateve të laboratorit kriminalistik, ku janë dërguar për ekzaminim armët e gjetura.

Pozitën e Meshinit në krim e kompromentuan, jo vetëm thëniet kontradiktore dhënë para hetuesve, por edhe fakti se pas krimit 25-vjeçari nuk shkoi në polici të kallëzonte ngjarjen, por doli të darkonte me të njohur. Ndaj për të gjitha këto ai është kyçur të paktën për momentin prapa hekurave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Heqja e përfitimieve të disa prej shoqatave sportive". Fino: Transparencë maksimale për të ardhurat e FSHF
Previous article Zbulohet më në fund detaji që i tradhëtoi autorët e atentatit mafioz ndaj Devi Kasmit. Ja si ranë në kurth

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT