Padyshim që vrasja e Dëfrim (Devi) Kasmit është një nga më të bujshmet jo vetëm për faktin e të shkuarës kriminale, por edhe sepse ka kaluar një listë e gjatë dyshimesh për të arritur tek ai konkreti i ditës së sotme.
Eftimius Eftimius ose siç duket e therrsnin shkurt Themis Efthymiou (me sa duket nga FB i tij personal), është vrasësi me pagesë, nga Greqia që ekzekutoi me 5 plumba 41 vjeçarin Dëfrim Kasmi te henen e kesaj jave ne Tirane.
Por, në profilin e tij në “Facebook” vëmë re një foto në 26 prill të 2016, të Universitetit Ufo dhe mbishkrimin: “Kjo i shpjegon të gjitha”.
Nga kjo ndalemi në tre pika të rëndësishme:
E para, a mos ka qënë dhe herë tjetër në Shqipëri ku edhe mund ta kete shkrepur foton per ta postuar? Nese kjo eshte e vertete, a do te thote kjo se policia shqiptare duhet te hetoje edhe per raste te tjera vrasjesh me pagese, ku ai mund te kete qene serisht protagonist ne Shqiperi?
E dyta, ndoshta ai “thjesht” është treguar pak racist si për të thënë që ne si popull, qenkemi UFO?!
Këtë e vëmë re dhe nga shokët e tij që qeshin në komente me këtë fakt. Por në të njejtën kohë shohim komentet e dy shqiptarëve qe i kane bere postimit te tij, gjë që perforcon pikën e parë: Ai ka pasur edhe lidhje të tjera me Shqipërinë.
Dhe e treta, që ky i fundit, (nëse ka qënë për “turizem kriminal”), ka dashur te ironizoje në njëfarë mënyrë policinë e asaj kohe, që nuk mundi qe ta kapë?!
Kjo mbetet per tu hetuar nga agjentet e antikrimit shqiptar. Pasi me e pakta qe duhet bere pas kesaj, eshte qe te verifikohet ne sistemin TIMS nese Eftimius Eftimius ka qene apo jo edhe here tjera ne Shqiperi. Nese PO, kjo do te hapte nje kapitull krejt te ri, ne procesin e hetimit jo vetem te vrasjes se Devi Kasmit, por edhe te vrasjeve te tjera me pagese qe jane bere jo pak ne Shqiperi, e qe ende mbeten pa autore.
Më poshtë postimi:
Përgatiti: AlpeNews.al



