• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja Marku-Xhafaj, reagon PD: Prokuroria sapo u vu në shërbim total të Tahirit
Home
Shqipëri

Marrëveshja Marku-Xhafaj, reagon PD: Prokuroria sapo u vu në shërbim total të Tahirit

2 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit.

Deputetët Oerd Bylykbashi e Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari Juridik Gazment Bardhi dhanë një konferencë në selinë e Partisë Demokratike për zhbërjen e Reformës në Drejtësi dhe SPAK. Ata bënë të njohur, problemet e rënda ligjore dhe  prapaskenat që fsheh marrëveshja e siotme Xhafaj – Marku:

“Caktimi i prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin do të duhet të bëhen pas skanimit të integrimit të tyre nga organet e Vetingut, por ky rregull i ligjit shmanget nga marrëveshja e sotme e bashkëpunimit, sepse prokurorët do të duhet të kalojnë çertifikimin nga KLP që është nën drejtimin e Kryeministrit.

Po ashtu, dosja e Saimir Tahirit nuk do të jetë më në dorë të prokurorëve, por me urdhër të Prokurores së Përgjithshme i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë.

Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë e ligj ka rënë dhe po bazohet në memorandume që qarkullojnë në zyrat e pushtetit. Qëllimi është i thjeshtë që Edi Ramës i zhytur në zullume, i duhet një Prokuror i Përkohshëm privat që ka luksin të ketë marrëveshje afatgjata dhe duket qartë se Kryeministrit i duhet ta mbajë sa më gjatë që të bëjë hetimin siç e do ai.

Kështu Rama krijon edhe SPAK-un privat sepse do të jetë Ministri i Brendshëm sipas marrëveshjes, që do t’i tregojë punën, Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo i garanton imunitetin Ramës për vitet e ardhshme”, – deklaruar demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE: Manchester City nënshkruan me yllin e PSG-së
Previous article Bisedimet me Greqinë/ Berisha thirrje shqiptarëve: Përgatituni të mbroni me çdo çmim interesin kombëtar

g.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT