Deri tani policia ka arrestuar ekzekutorin e Devi Kasmit, 42 vjecarit te eleminuar te henen pasdite vone te kesaj jave ne Tirane, personin qe e nxorri viktimen ne prite dhe dy bashkepunetoret e tyre te tjere.
Ne arrati dhe i shpallur ne kerkim policor, ndodhet “koka” e atentatit. Ai cilesohet nga hetimi si organizatori i atentatit te bujshem mafioz ne Tirane.
Te arrestuar jane:
1.- Eftimius Eftimius, vrasesi grek me pagese, ish pjesetari i forcave speciale helene qe kishte ardhur ne Shqiperi, posacerisht per realizimin e ketij atentati.
2.- Elton Halipaj, i konsideruar si personi qe kishte siguruar mjetet e atentatit.
3.- Malvin Dinellari, i cili kishte siguruar mjetet e vrasjes.
4.- Elton Hoxhallari, i cili ka qene ndihmes ne sigurimin e mjeteve te atentatit.
Ne kerkim eshte shpallur:
AUREL HOXHALLARI, i konsideruar si organizatori i atentatit, nje personazh i njohur edhe me pare nga policia per shkak te aktivitetit te tij kriminal.
Gjykata vendosi po sot masen e sigurise arrest me burg per
MARIO MESHINI, i cili akuzohet si personi qe nxorri ne prite Devi Kasmin. Ishte nje person qe njihej prej 7 muajsh me viktimen per shkak se ishin “cuna palestre” dhe me ane te nje mesazhi e ka nxjerri nga banesa ne momentin e atentatit, kur edhe eshte qelluar me 5 plumba pistolete nga vrasesi grek me pagese Eftimius Eftimius, ish pjesetar i forcave speciale greke.
Alpenews.al