Shën Valentini është në prag, por jo të gjithë janë dhe aq entuziastë, sepse ndodh që disa prej nesh t’i gjejë të ndarë.
Por nëse keni ndërmend që atë ditë ta kaloni në shtrat dhe të vini këngë të trishta dashurie apo balada ndarjeje, bëni mirë ta harroni se nuk do t’ju lëmë. Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por këngëtaret shqiptare ashtu siç dinë t’i këndojnë ndarjeve dinë edhe të na tregojnë si ta dërgojmë në djall idiotin që s’ju ka merituar kurrë.
Çiljeta- Tekila
E fillojmë më Çiljetën. A ju kujtohet sa e guximshme na dukej asokohe këngëtarja me ‘Tekila’?! Përveç pellushit dhe flokëve të shkurtra të Çilit, ajo që nuk do të harrojmë kurrë është se mjaftojnë 2-3 shotsa për të mbytur dhimbjen.
Adelina Ismaili- Zemrën nuk ta fal
Kush mund ta harrojë performancën e Adelina Ismailit në Festivalin e Këngës në 1997-ën? Vetëm 18-vjeç, Adelina ia bëri të qartë se nuk ka asnjë shans t’ja dalësh lehtë me të. Mund t’ja kujtoni ish-it këtë goca!
Vesa Luma- Jemi dhe S’jemi
Epo nëse ai ka kohë që nuk e ndan mendjen, sepse thjesht s’di çfarë kërkon nga jeta, mund të dëgjoni këtë dhe të merrni zemër. Ai bën mirë ta kujtojë çfarë po humb!
Orinda Huta- Nisu Arratisu
Keni mbyllur çdo hesap me të dhe as nuk mendoni për t’i dhënë një mundësi të dytë. Siç thotë dhe Orinda, lani fytyrën dhe harrojini puthjet tradhtare. Me pak fjalë, a mund ta çoni në djall?!
Soni Malaj- Lajkat
Grupi më i rrezikshëm janë pikrisht ata, lajkatarët. Mund të të manipulojnë dhe ti s’e kuptove si dhe pse ndodhi. Nëse jeni në bisedime e sipër me ndonjë të tillë, duhet patjetër të vini me këmbë në tokë.
Soni Malaj: Unë për ty nuk qava
Kush nuk e ka kërcyer gjithë siguri të paktën njëherë në jetë këtë këngë kaq fuqidhënëse?! Ok u ndamë dhe kaq. S’ka kohë për drama dhe lotë! Thjesht kujtojini atij dhe vetes që jeta është shumë e bukur dhe pa të!


