• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TE ARRESTUAR/ Nga Andi Toma tek Dash Xhika, dy drejtorët e rrugëve të PD dhe LSI për 8 vjet me radhë (DOSJA)
Home
Breaking News

TE ARRESTUAR/ Nga Andi Toma tek Dash Xhika, dy drejtorët e rrugëve të PD dhe LSI për 8 vjet me radhë (DOSJA)

2 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka qenë prokuroria e Elbasanit ajo që ka firmosur 11 fletë-arrestet e bujshme të zyrtarëve të lartë të drejtorisë së rrugëve në 8 vitet e fundit. Në pranga ka rënë Andi Toma, ish-drejtori i Drejtorisë së Rrugëve për periudhën 2009-2013 dhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së për vitet 2013-2017,Dashamir Xhika. Fletë-arreste janë ekzekutuar edhe për 4 zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe Elbasan ndërsa procedimi penal do të vazhdojë edhe për 5 persona të tjerë. Arrestimi i Xhikës është bërë në banesën e tij.

I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha. Shkak është bërë një tender për ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar. Zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës. Lapsi.al mëson se procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.

Nën akuzë janë kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe “Tre vëllezërit Hysa”. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar nga policia.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar” – thuhet në akuzën e prokurorisë për zyrtarët e lartë.

Cilët janë Xhika dhe Toma

Dashamir Xhika qëndroi për 4 vjet në krye të ARRSH-së. Ai vinte nga radhët e LSI-së dhe nuk u lëviz pavarësisht akuzave për korrupsion. Xhika kandidoi deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit. Ai nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm 2 deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston ndërsa Xhika ishte i treti në listë. Në vitin 2017, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë nga ministri Damian Gjiknuri.

Zv/ drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar. Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD). Andi Toma ka qenë funksionar i Partisë Demokratike. Ai i arrestu dhe disa vite më parë i akuzuar për abuzime gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aubameyang ndryshon numrin e fanellës tek Arsenali, nuk i pëlqente ‘14-ta’
Previous article Gattuso i jep tjetër 'fytyrë' Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT