• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga Brukseli, vjen lajmi i madh/ Shqipëria dhe Kosova, anëtare të BE në vitin 2025. Strategjia e re (DOKUMENTI)
Home
Shqipëri

Nga Brukseli, vjen lajmi i madh/ Shqipëria dhe Kosova, anëtare të BE në vitin 2025. Strategjia e re (DOKUMENTI)

2 February, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Komisioni Europian do të publikojë javën e ardhshme strategjinë e re, të zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen. Në dokumentin, që sipas të përditshmes britanike “Financial Times” do të bëhet publik të martën e 6 shkurtit, përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për zgjerimin më të madh të unionit në dy dekadat e fundit. Kjo faza e re i jep fund politikës anti-zgjerim të shpallur në 2014-ën nga kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker. Por shumë diplomatë europianë e konsiderojnë vitin 2025 si afat motivues më tepër se realist – shkruan “Financial Times”. Veç Serbisë dhe Malit të Zi, vendet e tjera si Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit.

Perspektiva e anëtarësimit ka qenë një shtysë për vendet e Ballkanit, për të lënë pas konfliktet e viteve 1990. Por kjo perspektivë është zbehur që pas krizës financiare të 2008-ës dhe problemet me borxhet në Eurozonë, po ashtu edhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Një situatë, që sipas analistëve, po shfrytëzohet nga Rusia që e shfaq veten si një partner alternativ për vendet ballkanike.

E teksa vendet e Europës Qendrore, të anëtarësuara rishtazi janë pro zgjerimit, vende si Spanja kanë rezerva. Madridi kundërshton anëtarësimin e Kosovës si vend i pavarur nga Serbia, pasi mund të bëhet precedent për probleme me statusin e rajonit të Katalonjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur duhet të kryeni marrëdhënie seksuale?
Previous article Horoskopi ditor, e premte 2 shkurt 2018/ Ore po këta demat ç'patën?! Sapo u...

Redaktor1

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT