• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga rryshfetet tek milionat për vende PUNE/ Kush janë drejtorët e LSI të arrestuar për korrupsion (FOTO)
Home
Ekskluzive

Nga rryshfetet tek milionat për vende PUNE/ Kush janë drejtorët e LSI të arrestuar për korrupsion (FOTO)

2 February, 2018 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Nuk ka një garë të përcaktuar, as ndonjë statistikë që të verifikojë se kush e mban rekordin e arrestimeve në rangun e drejtorëve në nivel partiak në qeverinë Rama-Meta, por fakt është se deri më sot kemi një numër të konsiderueshëm drejtorësh të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Rasti më i fundit është ai i Dashamir Xhikës, ish drejtori i rrugëve që u arrestua mbremjen e sotme nën akuzën e korrupsionit dh abuzimeve me investimet publike.

Po kush janë disa nga drejtorët e arrestuar deri më sot që i përkasin LSI-së:

Nisur nga rasti i fundit, Damian Xhika, ish Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është një nga drejtuesit e lartë të institucioneve shqiptare, i cili mesohet se është arrestuar këtë mbremje, pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.

21 Shkurt 2017:  Ish-drejtori i Përgjithshem i Burgjeve Artur Zoto vihet në pranga nën akuzën për korrupsion.

Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën “korrupsion pasiv” në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Artur Zoto, pjesë e LSI u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.

Më 29 shtator 2014, Policia e Durrësit, arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Edhe Balla ishte i emëruar nga LSI.

Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga  strukturat e LSI-së.

Në nëntor të 2014, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.

Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, I cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar I LSI-së në Elbasan.

Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë, drejtori I Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro rryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues I degës së LSI-së Fier.

Më 14 korrik 2015 arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë rryshfet për dhënien e një çertifikate pronësie në Lushnje.

I fundit në radhë është Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, i cili u arrestua mengjësin e datës 4 nëntor 2015 me akuzën korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari I kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnje në këmbim të një vendi pune.


Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja si ta mbani pastër zonën intime dhe t’i parandaloni infeksionet
Previous article PRAG KATASTROFE e pashembullt njerëzore/ Rreth 950 persona bllokohen brenda një miniere ari

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT