• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Publicisti Ilir Demalia, letër Metës: Ma hiqni dekoratën, jam më i nderuar pa të!
Home
Breaking News

Publicisti Ilir Demalia, letër Metës: Ma hiqni dekoratën, jam më i nderuar pa të!

2 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të shfuqizojë vendimin e pesë viteve më parë nga ana e Presidentit të Shqipërisë (të asaj kohe), që i akordonte atij Medaljen e Artë të Shqiponjës. Sipas Demalisë, në një kohë kur shoqëria shqiptare sundohet nga antivlerat, kur me tituj, urdhra e dekorata janë vlerësuar ish-persekutorë, njerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar, je më i nderuar nëse nuk e ke marrë një vlerësim të tillë. Sipas tij, fatkeqësisht, shoqëria shqiptare vijon të funksionojë me mendësinë e një regjimi të kaluar.

“Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave”, shkruan Demalia, që bashkë me kërkesën, dorëzon edhe urdhrin, edhe dekoratën.

Ilir Demalia është shquar për shpirtin e tij prej rebeli. Vetëm pak kohë më parë, ai hyri në një debat të drejtpërdrejtë me shkrimtarin Ismail Kadare, duke publikuar një letër që ky i fundit i drejtonte diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1982, ku ndër të tjera i parashtronte edhe rastin e së motrës që e quante depresive. Publikimi në media i kësaj letre ngjalli debate të forta që zgjatën me javë, me përgjigje e kundërpërgjigje nga të dyja palët.

Tani, Demalia bën një gjest tjetër, duke dorëzuar një vlerësim nga ana e Presidentit të Republikës. Në 15 maj të vitit 2012, Presidenti Bamir Topi i akordon “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kurajën civile të treguar në pjesëmarrjen e ambasadave më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”.

Shkëlqesisë së tij,

Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë, Shqipëri

I nderuar Z. President!

Raporti me të vërtetën dhe modelet që krijohen në historinë e një populli tregojnë edhe shkallën e demokracisë, lirisë dhe rritjes së tij. Gjithmonë e më shumë, dhe në disa aspekte, si raport vlerash dhe vlerësimesh historike, si kulturë dhe zhvillim shoqëror, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare po shkojnë banalisht edhe më tatëpjetë se në kohën e regjimit komunist. Vendi dhe shoqëria shqiptare po bëhen edhe më qesharake për ato gjëra, për të cilat në vitin 1990 e bënë atë regjim kriminal objekt barsoletash. Dekorimet e gjithë këtij postkomunizmi që nga “Flamuri Kombëtar”, më i larti, i dhënë njerëzve për çerek shekulli, e vërtetojnë këtë.

Duke ju dhënë këto dekorata, më të lartat, ish-komunistëve me kontribute në shërbim të regjimit diktatorial, të cilët, janë dekoruar në demokraci për “sjelljen e lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve dhe përmbysjen e regjimit komunist” tregon shumë se vendi nuk është ndarë nga mendësia komuniste dhe kultura e saj si pushtet.

demalia dekorataaaaa
Medalja e Artë e Shqiponjës akorduar Ilir Demalisë në vitin 2012

Me dekorimet pa fund të armatës së realizmit socialist, të artistëve dhe anonimëve pa asnjë kontribut në frymën e lirisë dhe ndërgjegjes qytetare, por në të kundërt një trashëgimi e keqe e regjimit komunist, janë vlerësuar si “Nderi i Kombit” me “Urdhrin e Skënderbeut”, “Nënë Tereza”, “Urdhri i Flamurit”, “Shqiponja e Artë”, e të tjera, pikërisht shërbëtorët e regjimit komunist që po shiten si modele të lirisë e demokracisë dhe vlerave kulturore në postkomunizëm. Shqipëria është i vetmi vend që njeriu duhet të ndihet më i vlerësuar kur është i padekoruar nga institucionet e shtetit, si vlerësimi i mosvlerësimit të pavlefshmërisë së vlerësimit.

Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorët dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave. Vendi dhe shoqëria po udhëhiqen nga antivlerat si vlera kombëtare të kulturës së manipulim-simulimit që ka sjellë inflacionin e vlerësimeve të modeleve të idhujve pa krena.

Si shkak i kësaj, shoqëria ka humbur besimin duke arritur në gjendje tragjikomike ku pjesë e saj jeni edhe ju me kontributin tuaj dhe të gjithë klasës politike që solli dhjetori i vitit 1990, që qartas shikohet në gjendjen e Shqipërisë sot. Në këtë situatë, ju kërkoj: Të shfuqizoni vendimin e dt 15.05.2012, me Nr Dekreti 7470 të Presidentit të Shqipërisë, dhënien e Medaljes së Artë të Shqiponjës për qytetarin Ilir Demalia.

dekorata demalia

Bashkangjitur me letrën, po ju dërgoj edhe urdhrin e dekorimit dhe dekoratën. Duke shpresuar se do të fillojë t’i jepet fund kësaj historie të falsifikuar, jo vetëm të këtyre 28 vjetëve të një postdiktature si trashëgimi komuniste, por në përgjithësi edhe historisë së falsifikuar të Shqipërisë duke gënjyer në raportin me të vërtetën për përfitime politike interesash klanore. Shqipëria jeton në demo(n)kraturë si trashëgimi komuniste që zvarritet, por nuk ka dhënë shpirt në formën e mafias politike.

Historia e Shqipërisë duhet rishikuar dhe vlerësuar sipas modeleve që kanë qenë dhe janë me vepra shembuj iluminimi dhe kulture, kontributi me figura të denja politike, morale, kulturore, sportive, shkencore, e kështu me radhë. Shqipëria është e varfër në këtë drejtim, që nga formimi i shtetit shqiptar, përndryshe nuk do të ishte në këtë gjendje. Shqiptarët kanë rrëzuar komunizmin si butafori monumentesh e bustesh për t’i ngritur në formë butaforike demo(n)kratike, por jo si mentalitet dhe sistem vlerash që udhëheq politikën, kulturën dhe jetën në Shqipërinë postkomuniste nga të gjithë krahët dhe kategoritë shoqërore.

Me nderime,

Ilir Demalia

Boston, Massachusetts

U.S.A

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Klodiana Shala: Kam dashur të birësoj një fëmijë, por …
Previous article Kida vjen superseksi

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT