• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Shkëlzen Berisha DËSHMON NË PROKURORI. Çështja ‘ÇEZ’ sërish në vëmendje
Home
Aktualitet
Drejtësi

E FUNDIT/ Shkëlzen Berisha DËSHMON NË PROKURORI. Çështja ‘ÇEZ’ sërish në vëmendje

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në korridoret e Prokurorisë së Tiranës gjatë ditës së sotme qarkullonte lajmi se Shkëlzen Berisha do të shkonte të dëshmonte në prokurori në cilësinë e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme. Siç u raportua ekskluzivisht javën e shkuar Shkëlzen Berisha ka marrë një flet thirrje për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Ajo që nuk dihej ishte dita e marrjes në pyetje.

Supozohej që Shkëlzen Berisha të paraqitej mesditën e kësaj të enjte, por pas një dakortësie me prokurorët për të qëndruar larg syve të publikut dhe interesit të madh të medias, është rënë dakord që ai të dëshmonte në mbrëmje.

Besohet se Shkëlzen Berisha ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës rreth orës 18:00, jashtë orarit zyrtar. Pikërisht në këtë orar siç shikohen nga këto pamje filmike, Report TV ka mundur të identifikojë zyrën e prokurorit Ardian Braho në katin e pestë të Prokurorisë me drita të ndezura. Fakt i cili sugjeron se diçka po ndodhte në atë zyrë, atë orë, kur të gjitha dritat e zyrave të tjera ishin të fikura. Por fshehtësia e plotë dhe misteri që rrethon marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, shtohet edhe më shumë se kush e largoi me një makinë, nga Prokuroria pasi mbaroi rrëfimin e tij përpara prokurorëve.

Pamjet ekskluzive kanë fiksuar këtë makinë tip BMW me xhama të errët, që hyn për pak minuta në prokurorinë e Tiranës dhe del menjëherë.

Nga verifikimi targës rezulton se kjo makinë është në pronësi të ish-deputetit demokrat Astrit Patozi. Por çfarë donte kjo makinë në Prokurorinë e Tiranës jashtë orarit zyrtar? Aq më tepër një makinë private me xhama të errët në rrethimin e brendshëm të Prokurorisë së Tiranës.

Një leje e tillë që makina me xhama të zi të futen në perimetrin e Prokurorisë jepet në ato raste kur ka për të dëshmuar ndonjë person i rëndësishëm. Me sa duket këtë status prokurorët ia kanë lejuar Shkëlzen Berishës.

I kontaktuar me telefon zoti Patozi deklaroi se gjatë të gjithë ditës së sotme makinën nuk e ka lëvizur nga parkimi familjes. Ndërsa pamjet tregojnë të kundërtën.

Në një kohë kur kreu i PD Lulzim Basha e la Patozin jashtë listës së kandidimit për deputet, deklarimet dhe retorika e tij kanë qenë pothuajse në të njëjtën gjatësi vale me ato të Sali Berishës.

Pavarësisht faktit se në të shkuarën nuk kanë munguar përplasjet me Berishën pasi Patozi ishte rreshtuar në grupin e të ndjerit Sokol Olldashi.

Asnjë burim nga Prokuroria deri më tani nuk i jep përgjigje pyetjes përse makina e Z. Patozi hyri dhe doli nga institucioni i akuzës së Tiranës.

Privatizimi OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona Euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Lajmi për fletëthirrjen nga prokuroria vetë Shkëlzen Berisha e quajti të motivuar politikisht dhe tha se Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqiperise, i dërgoi nje flluskë-thirrje publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori i Napoli përfundon në “radarët” e Arsenal…
Previous article Dubai, vendi i “gjërave të veçanta”: Një biznesmen pagoi 9 milionë dollarë, vetëm për tabelat e veturës

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT