• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DEVI KASMIT/ Detaje të reja. Viktima i pa atentatorët por sapo bëhej gati për të nxjerrë pistoletën …
Home
Aktualitet
Drejtësi

VRASJA E DEVI KASMIT/ Detaje të reja. Viktima i pa atentatorët por sapo bëhej gati për të nxjerrë pistoletën …

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Policia shpalli në kërkim një të kërkuar për atentatin mafioz, që i mori jetën 41- vjeçarit Devi Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Bëhet fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia.

E megjithëse në arrati dhe i konsideruar si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, Konjari kthehet në qendër të vëmendjes si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Ndërsa mbrëmë Policia e Tiranës gjeti motorin e përdorur nga atentatorët dhe ndaloi një person që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje. Emri i Konjarit, si një person i dyshuar për atentatin te Pediatria, përmendet në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikuar nëse ka rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes.

Ndërsa sipas hetimeve të deritanishme, pista kryesore e Policisë në lidhje me vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmit, është ajo e konflikteve për zonat e influencës së drogës, kryesisht të llojit kokainë.

Një konflikt, që sipas Policisë është mbartur nga Spanja mes Devi Kasmit dhe Domart Konjarit. Madje, burimet shtojnë se po për të njëjtën çështje, Konjari mbeti i plagosur në vitin 2009 në Madrid, ku u vra shoferi i tij, në një ngjarje që dyshohet se pati si autor viktimën, Devi Kasmi.

Pas kësaj ngjarjeje, që u konsiderua si tentativë për larje hesapesh mes bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë, mes Kasmit e Konjarit, mbeti një çështje e hapur, që mesa duket u mbyll mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

  • HETIMET

Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga vrasja, që ndodhi mbrëmjen e së hënës te Pediatria, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë, Policia ngriti paraprakisht dy pista kryesore.

Atë të hakmarrjes dhe mosmarrëveshjeve për zonat e influencës së drogës.

Pista e dytë, ajo që kishte të bënte me narkotikët, kryesisht kokainën, u përforcua edhe më shumë gjatë orëve në vijim e duket se oficerët e grupit hetimor kanë përqendruar më tepër hetimet.

Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e banesës, që ishte marrë me qira nga viktima, Devi Kasmi, në pallatin para të cilit mbeti i vrarë, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Policia e mbajti të rrethuar vendin e ngjarjes deri në mëngjes, në mënyrë që të gjendeshin më shumë prova, edhe për shkak se rrugica ku ndodhi atentati, nuk kishte ndriçimin e mjaftueshëm.

Por provat që orientuan hetimet drejt konflikteve për çështje droge, u gjetën në apartamentin e Kasmit. Policia tha se në banesën që 41-vjeçari kishte marrë me qira, por nuk jetonte aty, u gjetën 3 kilogramë kokainë dhe 100 gramë drogë sintetike e llojit LSD.

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe një armë automatike me silenciator, përveç dy pistoletave që u gjetën mbrëmë në vendin e ngjarjes. Fakti që viktima lëvizte i armatosur, shpjegon sipas Policisë frikën e tij ndaj ndonjë hakmarrjeje të mundshme, ashtu sikurse edhe ndodhi mbrëmjen e së hënës.

Policia tha se në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe një tjetër në çantën e viktimës. Nga të dhënat rezulton se viktima i ka pikasur atentatorët dhe ka nxjerrë armën për t’u vetëmbrojtur, por pa arritur që ta shkrepë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk është më Elvana Gjata "bukuroshja me këmbët e gjata", kjo tjetra i zuri vendin (FOTO)
Previous article Shokon këngëtarja shqiptare: Djema bëni sherr me të dashurat tuaja (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT