• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E rrahin dhe e grushtojnë me sa FUQI kanë”. Zyrtarët DEMOKRATË dhunojnë të moshuarin (VIDEO)
Home
Sociale

“E rrahin dhe e grushtojnë me sa FUQI kanë”. Zyrtarët DEMOKRATË dhunojnë të moshuarin (VIDEO)

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadillidhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet e fiksuara ekskluzivisht nga kamera e atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë.

Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.

Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuaj sherrin duke shtyrë qytetarin.

Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit.

Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli janë larguar duke vijuar së ecuri në pedonale në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Për këtë ngjarje Z. Kadilli dha këtë shpjegim:

“Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun e fyerje të tjera shumë të rënda”.

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”. 

Më tej, Kadilli shpjegon se u gjet në një situatë të papritur përballë ofendimeve intensive të një personi në një kohë ku ai nuk mban asnjë post publik apo atë të deputetit për të cilin po ofendohej dhe ishte pikënisja e sherrit.

“Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli.

/shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus rinovon kontratat me dy super lojtarët
Previous article Sherr me burrin për arsye banale, lezhjani i bën gruas atë që nuk na e pret mendja

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT