• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Dërgimi i Nezarit në Itali, antiligjor”. Eksperti i ekstradimeve: Një rast i pashembullt
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Dërgimi i Nezarit në Itali, antiligjor”. Eksperti i ekstradimeve: Një rast i pashembullt

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Për 19 vjet Arben Braçe ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë të njohur si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë.

Gjatë karrierës së tij nuk rezulton që të ketë një rast të dytë si precedenti Nezar Seiti, që t’i jetë dorëzuar një shteti tjetër duke qenë ndërkohë nën hetim në vendin e tij.

Për të gjithë ata që hetoheshin në Shqipëri, është aplikuar dorëzimi i shtyrë dhe asnjëherë nuk është miratuar ekstradimi qoftë nga gjykata, qoftë nga Ministria e Drejtësisë.

“Nuk ka patur qoftë dhe një rast ku një shtetas të dorëzohet pa vuajtur më parë veprën penale për të cilën akuzohet në Shqipëri. Ka patur persona nën hetim për të cilët është ndjekur dorëzimi i shtyrë, pra është bërë pezullimi i ekstradimit duke marrë në konsideratë që personi po hetoj në Shqipëri”, thotë Braçe.

Në kohën që prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimeve, pyetja është se kush e ka shkelur ligjin? Braçe thotë se shkelja është lehtësisht e verifikueshme dhe gjithçka nis pikërisht në organin qendror të akuzës.

“Institucioni që ngarkon Kushtetuta është Prokuroria e Përgjithshme, që duhet të verifikonte gjithë ngarkesat penale që ka ky shtetas përpara se të ekstradohej, Këto ngarkesa penale i paraqiteshin gjykatës dhe Ministria e Drejtësisë e fillon dhe e mbaron procedurën e ekstradimit. Në të gjitha hallkat e këtij procesi duhet të kishte në konsideratë respektimin e marrëveshjes dypalëshe. Pra, duke i dhënë prioritet çështjes që ky shtetas ka në Republikën e Shqipërisë. Në rastin tonë, autoritet qendror është dhe Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sidomos për çështje si ky shtetas që janë çështje të krimit të organizuar. Është një shkelje lehtësisht e verifikueshme”, thotë eksperti.

Përpara se Gjykata e Tiranës të vendoste pro ekstradimit, prokurori i kryeqytetit duhet të zbatonte gjithashtu ligjin.

“Organi i Prokurorisë që përpilon dosjen dhe që e çon dosjen në gjykatë për ekstradim shikon të gjitha ngarkesat penale që ka ky shtetas dhe ngarkesat penale që ka ky shtetas kanë qenë shumë evidente, pra, prokuroria përkatese që ka ndjekur dosjen përkatëse dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale”, vijon Arben Braçe.

Ish-zyrtari Braçe e përshkruan ekstradimin e Seitit si mungesë e autoritetit të shtetit dhe sipas tij, shpërndarja e përgjegjësisë edhe ndaj Krimeve të Rënda është e pavend.

“Krimet e Rënda kanë dhënë një masë sigurie për këtë çështje. Ata nuk janë marrë me ekstradimin, është marrë një prokurori tjetër”, thotë ai.

Tashmë që asgjë nuk zhbëhet, Arben Braçe paralajmëron se në bazë të parimit të specialitetit, hetimet ndaj tij në Shqipëri pushohen.

“Prova ikën nga shteti shqiptar dhe shkon tek një shtet tjetër. Pra, ne e kishim një burim shumë të rëndësishëm të provës, i kishim të gjitha mundësitë për dorëzimin e shtyrë”, deklaron Arben Braçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si rrallë herë Nora Istrefi foli më në fund për kunatën e saj Tunën
Previous article Kur të hiqni xhupat, ky trend i ri do t’i fiksojë të gjitha femrat në pranverë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT