• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRAPASKENAT e sherrit në Dibër”. Pas seancës së sotme flasin deputetët e zonës. Si e ‘përkufizojnë’ situatën
Home
Shqipëri

“PRAPASKENAT e sherrit në Dibër”. Pas seancës së sotme flasin deputetët e zonës. Si e ‘përkufizojnë’ situatën

1 February, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një ditë pas sherrit të dhunshëm ku godina u dëmtua dhe u gjakos nga përplasja, Bashkia e Dibrës ka kyçur dyert.

Ajo që për organet e rendit është një çështje penale, për njohësit e rrethanave politike në atë bashki, është një përplasje politike. PDIU e ndihmoi PS-në që të fitonte zgjedhjet e pjesshme në Dibër dhe Muaharrem Rama u zgjodh kryebashkiak, por më pas, sidomos pas zgjedhjeve të përgjithshme ku PS qeveris e vetme, ndarja e pushtetit lokal hapi konflikt mes socialistëve dhe PDIU-së, nga ku duket se buron edhe ngjarja e fundit.

Vetë Muharrem Rama ja faturoi PDIU-së organizimin e sulmit në bashki, por PDIU duket se nuk ka asnjë fjalë për të thënë.

Deputetja e kësaj partie në parlament, Reme Lala, e cila qysh në nëntor nuk ngurroi ta quante kryebashkiakun hajdut e qoftexhi, nuk ka shumë për të thënë për ngjarjen.

“Shkoni në Dibër ta merrni vesh të vërtetën, faleminderit” – u shpreh ajo.

Për socialistët, kjo ngjarje është e rëndë, por u takon orageve të rendit ta shqyrtojnë.

Deputetja e shumicës Almira Xhembulla, u shpreh: 

“Ka ndodhur një incident në ambientet e bashksië Dibër, për të cilën strukturat përkatëse po marrin masa, ka një urdhër arresti për nënkryetarin e bashkisë. Nuk besoj që është një konflikt politik, do ulemi të diskutojmë, por është një incident për të cilin duhet që të reflektojmë me seriozitetin maksimal”.

Ndërkohë, deputetja demokrate Dhurata Çupi shprehet shumë më direkte: 

“Sherri është bërë për të ndarë tepsinë, midis atyre që sot drejtojnë bashkinë në mënyrën me skandaloze të mundshme. Bashkia e Dibrës dihet si është marrë dhe dihet si po shkon, gjithmonë për të ndarë tepsinë hajdutët që drejtojnë bashkinë”.

Për LSI-në, gjithçka është pasojë e gjendjes ekonomike të vendit.

Përparim Spahiu, deputet i kësaj force, thotë:

“Janë absolutisht ngjarje që të paktën Dibrës nuk i taklojnë. Është një ngjarje e papranueshme, komentet janë të pakta. Nuk e prisja kurrë që në Peshkopi të ndodhin ngjarje të tilla. Nëse ekonomia e vendit ka arritur deri te këto për sherre banale për një vend pune, kjo është një situatë e krijuar këto katër vitet e fundit të qeverisjes”.

Nga ngjarja e rëndë, aktualisht është i arrestuar nënkryetari i bashkisë Ernol Cani dhe janë shoqëruar disa punonjës të bashkisë, përfshirë edhe kryebashkiakun Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Goditja e madhe e merkatos, Kukësi prezanton ish-kampionin e Skocisë
Previous article Dëshira e Neymarit për t’u transferuar në Real Madrid ka të bëjë me Messin

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT