Ndonëse jo më në një parti, Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duket se e ruajnë komunikimin mes tyre dhe kjo është parë sot jashtë sallës së parlamentit.
Rama ka lënë parlamentin pas kaosit të krijuar, ndërsa deputetët e PD-së në kor lëshonin thirrje kundër tij.
Kryeministri ka folur disa sekonda me deputetin Doshi, video e këtij momenti u publikua dhe u komentua nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkaq vetë deputeti Doshi zbuloi bisedën me kryeministrin.
“Ishte një bisedë normale mes aleatësh për çuarjen përpara të reformave. U përshëndetëm si miq, e pyeta për familjen”, tha deputeti Doshi.


