• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKADEMIA E SIGURISË/ Certifikohen 387 kursantë për Patrullë të Përgjithshme të Policisë
Home
Sociale

AKADEMIA E SIGURISË/ Certifikohen 387 kursantë për Patrullë të Përgjithshme të Policisë

1 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i XI-të.
Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi, Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Zv.Ministri i Brendshëm Z.Julian Hodaj, Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili, Drejtori i SHÇBA-së Z.Eduart Merkaj si dhe përfaqësues të Misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi në këtë ceremoni ka përshëndetur punonjësit e rinj të Policisë, duke i inkurajuar ata në profesionin e tyre si dhe ka theksuar se reformimi i sistemit arsimor është një nga pikat më të rëndësishme në reformën e ndërmarrë nga Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës për një Polici të Re, për një Polici të Gjeneratës tjetër.
“Të jesh punonjës policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush përkushtim, devotshmëri dhe sakrifica të panumërta. Ne jemi krenar për ju, si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit.
Përpara keni një karrierë të gjatë, ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave. Mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja, nga shokët dhe kolegët tuaj”.

Në vijim Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili është shprehur:
“Ju kurorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë. Shkollimi policor është ndër kriteret bazë, më të domosdoshëm të organizatës së policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, për të formuar dhe trajnuar strukturat policore të nivelit operues dhe më tej për të pasur sukses në misionin e tyre”.

I pranishëm Zv Ministri i Brendshëm Z.Hodaj ka vlerësuar se:

“Policia nuk është punë është mision. Dhe unë besoj që ju këtë jo vetëm që e dini por do të jeni në gjendje ta dëshmoni në detyrë. Ju ftoj që në punën e përditshme të ndiqni një rregull të artë, të trajtoni të gjithë ata që do të ndihmoni , ndaloni apo do ndëshkoni siç do të donit të trajtoheshit ju apo siç do të donit që familjarët tuaj të trajtoheshin. Ju faleminderit dhe sërish urime”.

Një prej kursanteve të certifikuara Elona Kuka theksoi se po thyhen paragjykimet, se të qënit një punonjës Policie është vetëm profesion për burra dhe se policia nuk është më forcë, por është shërbim dhe ka nevojë dhe për kontributin e femrës si një vlerë të shtuar për shoqërinë.
“Ne, anëtarët më të rinj të strukturës policore, do mbajmë me dinjitet uniformën fisnike dhe do zbatojmë ligjin me përpikmëri dhe seriozitet. Do të ushtrojmë detyrën me profesionalizëm e do transmetojmë siguri. Një punonjës policie korrekt, serioz, human dhe pa paragjykime është ajo që komuniteti do. Ne kemi zgjedhur të jemi të tillë për një arsye: Të paralajmërojmë, mbrojmë, ndihmojmë”.

Në total përfunduan me sukses Shkollimin në Kolegjin e Policisë, 387 kursantë, nga të cilët 53 femra dhe 334 meshkuj.
Programi ishte i ndërtuar në 25 javë Teori pranë Akademisë së Sigurisë, si dhe 11 javë Trajnim në Terren pranë strukturave vendore policore në të gjithë vendin.

Në përfundim u shpërndanë certifikata, për 11 studentët më të mirë duke marrë parasysh jo vetëm rezultatet në testin teorik dhe praktik, por edhe performancën e tyre gjatë kësaj kohe:
1. Elona Kuka
2. Albin Shametaj
3. Merlinda Fejza
4. Endrit Meçaj
5. Fjoralba Elezi
6. Emiljan Toçka
7. Jetmira Mandreca
8. Armand Ibro
9. Elmira Pashaj
10. Eni Hoxha
11. Elvis Lazo

Të gjithë kursantët që përfunduan me sukses Kursin për Patrullë të Përgjithshme do të emërohen në detyrë, në qarqet ku ata kanë aplikuar.

Akademia e Sigurisë/ Certifikohen 387 kursantë për Patrullë të Përgjithshme të PolicisëGjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i XI-të. Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi, Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Zv.Ministri i Brendshëm Z.Julian Hodaj, Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili, Drejtori i SHÇBA-së Z.Eduart Merkaj si dhe përfaqësues të Misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi në këtë ceremoni ka përshëndetur punonjësit e rinj të Policisë, duke i inkurajuar ata në profesionin e tyre si dhe ka theksuar se reformimi i sistemit arsimor është një nga pikat më të rëndësishme në reformën e ndërmarrë nga Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës për një Polici të Re, për një Polici të Gjeneratës tjetër. “Të jesh punonjës policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush përkushtim, devotshmëri dhe sakrifica të panumërta. Ne jemi krenar për ju, si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit. Përpara keni një karrierë të gjatë, ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave. Mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja, nga shokët dhe kolegët tuaj”.Në vijim Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili është shprehur: “Ju kurorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë. Shkollimi policor është ndër kriteret bazë, më të domosdoshëm të organizatës së policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, për të formuar dhe trajnuar strukturat policore të nivelit operues dhe më tej për të pasur sukses në misionin e tyre”.I pranishëm Zv Ministri i Brendshëm Z.Hodaj ka vlerësuar se: “Policia nuk është punë është mision. Dhe unë besoj që ju këtë jo vetëm që e dini por do të jeni në gjendje ta dëshmoni në detyrë. Ju ftoj që në punën e përditshme të ndiqni një rregull të artë, të trajtoni të gjithë ata që do të ndihmoni , ndaloni apo do ndëshkoni siç do të donit të trajtoheshit ju apo siç do të donit që familjarët tuaj të trajtoheshin. Ju faleminderit dhe sërish urime”. Një prej kursanteve të certifikuara Elona Kuka theksoi se po thyhen paragjykimet, se të qënit një punonjës Policie është vetëm profesion për burra dhe se policia nuk është më forcë, por është shërbim dhe ka nevojë dhe për kontributin e femrës si një vlerë të shtuar për shoqërinë. "Ne, anëtarët më të rinj të strukturës policore, do mbajmë me dinjitet uniformën fisnike dhe do zbatojmë ligjin me përpikmëri dhe seriozitet. Do të ushtrojmë detyrën me profesionalizëm e do transmetojmë siguri. Një punonjës policie korrekt, serioz, human dhe pa paragjykime është ajo që komuniteti do. Ne kemi zgjedhur të jemi të tillë për një arsye: Të paralajmërojmë, mbrojmë, ndihmojmë".Në total përfunduan me sukses Shkollimin në Kolegjin e Policisë, 387 kursantë, nga të cilët 53 femra dhe 334 meshkuj. Programi ishte i ndërtuar në 25 javë Teori pranë Akademisë së Sigurisë, si dhe 11 javë Trajnim në Terren pranë strukturave vendore policore në të gjithë vendin.Në përfundim u shpërndanë certifikata, për 11 studentët më të mirë duke marrë parasysh jo vetëm rezultatet në testin teorik dhe praktik, por edhe performancën e tyre gjatë kësaj kohe: 1. Elona Kuka2. Albin Shametaj3. Merlinda Fejza4. Endrit Meçaj5. Fjoralba Elezi6. Emiljan Toçka7. Jetmira Mandreca8. Armand Ibro9. Elmira Pashaj10. Eni Hoxha11. Elvis LazoTë gjithë kursantët që përfunduan me sukses Kursin për Patrullë të Përgjithshme do të emërohen në detyrë, në qarqet ku ata kanë aplikuar.

Posted by Policia e Shtetit on Thursday, February 1, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oriola Marashi ndryshim DRASTIK në pamje! Nuk do e njihni më modelen seksi... (FOTO)
Previous article Konfirmohet/ Ky lojtar do të largohet nga Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT