I arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Devi Kasmit, 25-vjeçari Mario Meshini është marrë sërish në pyetje nga policia.
Sipas Meshinit sapo ai ka arritur poshtë pallatit të Devit i ka shkruar një mesazh në telefon ku i thoshte “hajde se erdha”.
“E kam pritur aty pranë, por nuk kam parë ndonjë njeri të dyshimtë. Sapo Devi ka ardhur përballë meje për të biseduar dëgjova të shtënat, por nuk munda të shoh njeri nga errësira. Edhe mua më kërcënuan me armë.
Detajet e reja zbulojnë se Devi Kasmi nuk kishte zbritur poshtë sikurse tha Meshini, por kishte ardhur nga shtëpia e tij në vendngjarje.
Përgatiti: AlpeNews.al


