Mes emrave të 12 prefektëve të rinj, të gjithë ushtarakë në rezervë ishte edhe ai i Astrit Alisë, që Rama i besoi prefekturën e Gjirokastrës. Por pikërisht emërimi i tij në këtë post ka ngjallur reagimin e deputetit dhe ish-ministrit të brendshëm të PD-së, Flamur Nokës. Ky i fundit thotë se emërimi i Alias u bë për ta shpërblyer për shërbimet që i bëri bandave të krimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se Alia ka mbajtur postin e Qendrës së Radarve, dhe Rama për t’i mbyllur gojën e emëroi prefekt të Gjirokastrës.
Postimi i plote:
Astrit Alia nendrejtori i QNOD ( qendres radarve) sot u shperblye prefekt ne Gjirokaster .Pse ??? Shperblim per te mbyllur gojen per trafikun e droges . Omerta- funksionon .Mbyll gojen te shperblehesh kodi i Rames.
PREFEKTET E RINJ TE EMERUAR SOT
Prefekt i Qarkut të Durrësit
1. Roland Nasto
Prefekti i Qarkut të Shkodrës
2. Çesk Millja
Prefekt i Qarkut të Fierit
3. Baki Bala
Prefekt i Qarkut të Korçës
4. Dhori Spirollari
Prefekt i Qarkut të Beratit
5. Harilla Dafa
Prefekt i Qarkut të Dibrës
6. Nexhbedin Shehu
Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës
7. Z. Astrit Aliaj
Prefekt i Qarkut të Tiranës
8. Suzana Jahollari
Prefekt i Qarkut të Elbasanit
9. Z. Maksim Malaj
Prefekt i Qarkut të Kukësit
10. Z. Zenel Kuçana
Prefekt i Qarkut të Lezhës
11. Z. Gjergj Prendi
Prefekt i Qarkut të Vlorës
12. Flamur Mamaj



