Organizatorë të të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”, njoftojnë se tubimi nis në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe më tej marshim drejt kryeministrisë.

Ky grupim flet për dy ditë protestë, më 28 dhe 29 nëntor, edhe ditën e Çlirimit, duke shfaqur skenarë për vijimin e saj pa ndalim edhe gjatë nates.

Ndërkohë grupe që thonë se përfaqësojnë studentët kanë lajmëruar orën 12:00 për nisjen e protestës, dhe zgjatjen e saj vetëm në një ditë, më 28 nëntor.

Në festën e pavarësisë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, siç e ka bërë traditë tashmë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në orën 10:00