Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga Policia e Delvinës në kuadër të operacionit të koduar “Shijani”.
Në pranga ka rënë Besnik Banushi, banues në Delvinë, i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sipas njoftimit të Policisë, 41-vjeçari u lokalizua dhe u ndalua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar atë me 9 vite burg për një rast të ndodhur më 2 janar 2012.
Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


