Shën Valentini është kaq pranë dhe tani po që jua qajmë hallin vajza dhe djem. Një pyetje e tmerrshme ju mundon patjetër: Çfarë t’i dhuroj? Le të jemi të sinqertë, edhe sa herë do t’i përsërisni të njëjtat dhurata vit pas viti: arush, lule, çokollata, bizhuteri etj? Keni menduar ndonjëherë se sa e sa dhurata mund t’i bëni partnerit, prindërve, miqve etj me pak para? Prandaj, tregohuni më kreativë se kaq!
Dhuroni një vazo me ‘Arsyet pse të dua’ dhe mrekullohuni nga sytë e tij/saj kur të lexojë shprehjet romantike.
Ose ‘Puthje për ditët që buzët tona nuk takohen’…sa herë do të rrotullohet nëpër dhomë, sytë do t’i shkojnë tek vazoja me buzët e tua të stampuara. Ju duhet thjesht një vazo dhe disa letra; praktikisht 0 lekë.
Diçka e ngjashme, por këtë herë me letrat e bixhozit (pa vaj plazhi :P) që kushtojnë vetëm 50 lekë.
Oh, mos kujtoni se shpëtuat nëse keni një dashuri në distancë. Printoni hartën e vendodhjes suaj, një avion dhe blini një kornizë. Në total ju duhen jo më shumë se 1000 lekë.
Ja dhe një tjetër ide e ngjashme.
Letrat nuk dalin kurrë nga moda. Një letër është zgjedhja ideale për dikë që vlerëson detajet (sidomos shenja e Virgjëreshës, Gaforres, Shigjetarit, Peshqit, Binjakët). Mos harroni, 0 lekë dhe super emocione!
Pse jo një kartolinë e tillë tek lulet, por ajo kartolina e zakonshme dhe e mërzitshme?
Nëpër dyqane që shesin bojra gjeni edhe produkte të përshtatshme për materiale si porcelan ose qelq dhe me to mund të vizatoni çfarë të doni në filxhanët tuaj të personalizuar. Disa ide jua dhamë.
Merrni ndonjë kornizë të vjetër në shtëpi, lidhni tre fije spangoje dhe varni fotot tuaja – kaq e lezetshme dhe romantike.
Por, nëse nuk ju vjen dorsh për produktet handmade, mund të shikoni edhe disa dyqane online në Instagram që promovojnë gjërat handmade dhe të personalizuara: cupidgifts, albanian_online_shop, dhurata_eas etj. Nëse mendoni se nuk kanë sy e keni gabim, pasi dhuratat e personalizuara tregojnë përkushtim maksimal dhe janë unike.
Ps. Kjo guidë nuk vlen për skeptikët, që mendojnë se dashuria nuk pret data dhe se Shën Valentin kanë çdo ditë. Ju e keni të zgjidhur problemin.
Anabel.al


