• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Angelina Jolie apel NATO-S: Ndalni dhunën seksuale të grave në zonat e luftës
Home
Nderkombetare

Angelina Jolie apel NATO-S: Ndalni dhunën seksuale të grave në zonat e luftës

1 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ylli hollivudian Angelina Jolie njëherësh aktiviste e fuqishme në mbrojtje të grave, i ka bërë apel Aleancës së Atlantikut të Veriut, të marrë masa dhe të ndërhyjë në parandalimin e dhunës ndaj grave në vendet e konflikteve të armatosura. Përmes një konference të përbashkët mes Jolie-s dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, u njoftuan përpjekjet që do të bëjë Aleanca në mbrojtje të dhunës ndaj grave dhe në zbardhjen e krimeve të luftës.

Aktorja e famshme, njëherësh e dërguara e posaçme e agjensisë së refugjatëve, Angelina Jolie, i bëri thirrje NATO-s që të ndërhyjë në ndalimin e dhunës seksuale ndaj grave, si një armë lufte.

Ylli i hollivudit amerikan përmes një konference të përbashkët me sekretarin përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të qarta përpjekjet e saj ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e grave.

Jolie: Nuk mund të ketë paqe dhe siguri të qëndrueshme, pa të drejta të barabarta dhe pa pjesëmarrje të grave në të gjitha shoqëritë. Dhe këto të drejta nuk mund të arrihen në një mjedis ku nuk ka ndëshkime për krimet masive kundër grave dhe vajzave. Kjo luftë për barazi, që dikush u shpreh një ditë për tu dhënë grave të drejtyat e tyre: Ju nuk ua jepni atyre, gratë e kanë atë, ato lindin me të drejtat e tyre, ju e dini, më së miri. Çdo grua, çdo vajzë, ka lindur me të drejtat e saj njerëzore, dhe ne duhet t’i mbrojmë dhe të luftojmë për to.

Ylli hollivudian, tashmë një aktiviste e fuqishme tha se kishte takuar viktimat e dhunës seksuale në konflikt dhe po përpiqej të ishte një zë i fuqishëm për ta.

Duke shprehur frustrimin për mungesat e ndihmës ndaj viktimave, Jolie tha se shpresonte që NATO mund të ndihmonte duke rritur standardet në ushtritë e tjera përmes programeve të trajnimit jashtë vendit, si dhe duke promovuar rolin e grave në ushtri.

Jolie shprehu trishtim për reagimin e vakët dhe indiferent të shumë qeverive në mbarë botën. Me rreth 65 milionë njerëz të detyruar për të braktisur shtëpitë e tyre nga konfliktet e armatosura, Jolie tha se është është rritur ndjeshëm shkalla e krizës së refugjatëve në mbarë botën.

Nga ana tjetër sekretari i NATO-s, Stoltenberg tha se një nga çështjet me të cilat po punon Aleanca në shumë prej vendeve partnere si Kosova, Afganistani e Jordania është se si të ketë më shumë ushtare femra, por edhe më shumë policë femra.

“Në po i trajnojmë e po i fuqizojmë dhe besojmë se gratë në forcat e armatosura janë të mira për fuqizimin e grave në të gjithë botës”, deklaroi Stoltenberg.

NATO, që numëron 29 vende anëtarë me misionet e saj nga Kosova e deri në Afganistan, ka rënë dakord që të raportojë rastet e dhunës seksuale në luftë për të ndihmuar në nxjerrjen e autorëve para drejtësisë dhe për të sfiduar idenë se përdhunimi është një aspekt i pashmangshëm i konfliktit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT KUVENDI/ Votimi për 5 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ja EMRAT
Previous article Koloneli që rrëzoi paktin DETAR të Berishës: Ju tregoj pse Greqia s’mund të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT