Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas raportimeve të shumta për alarme për bomba në institucionet arsimore në Itali, duke deklaruar se deri më tani nuk është konstatuar asnjë element që të tregojë ekzistencën e një rreziku konkret.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meloni bëri të ditur se qeveria po e ndjek me vëmendje situatën, ndërsa autoritetet dhe institucionet përgjegjëse janë angazhuar për të monitoruar zhvillimet dhe për të qetësuar qytetarët, familjet dhe personelin arsimor.
Forcat e Rendit dhe institucionet, në çdo nivel, janë të angazhuara për të monitoruar situatën dhe për të qetësuar qytetarët, familjet dhe personelin shkollor.
Raportimet duket se lidhen më tepër me një strategji që synon të krijojë alarm dhe shqetësim, për të cilën po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, deklaroi Meloni


