• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

10 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar se arrestimi dhe vendosja fillestare në paraburgim e Fredi Belerit në maj të vitit 2023 ishte e ligjshme dhe e mbështetur në arsye të mjaftueshme.

Në vendimin e publikuar më 10 nëntor, GJEDNJ thekson se në fazën fillestare të hetimit ekzistonin arsye relevante për paraburgimin, përfshirë rrezikun e largimit, ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale.

Gjykata konstatoi se në këtë fazë nuk kishte shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata vendos se nuk ka pasur shkelje të nenit 5 § 3 të Konventës lidhur me vendosjen fillestare të kërkuesit në paraburgim,” thuhet në vendimin e GJEDNJ.

Megjithatë, GJEDNJ arriti në një përfundim tjetër për vazhdimin e paraburgimit. Sipas vendimit, nga të paktën 19 korriku 2023, kur Beleri u mor zyrtarisht i pandehur, gjykatat shqiptare nuk dhanë më arsye të mjaftueshme për vazhdimin e masës së arrestit në burg dhe nuk shqyrtuan në mënyrë të plotë masa alternative më të buta. Për këtë periudhë, Gjykata konstatoi shkelje të nenit 5 § 3.

GJEDNJ i akordoi Belerit 450 euro për dëm jopasuror dhe 5 mijë euro për shpenzimet gjyqësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?
Previous article KREDITË E KËQIA BIEN NË NIVELE REKORD: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t Aktualitet

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT