Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, si dhe një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Lorenc Denas.
Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. E plagosura është identifikuar si e plagosur Xhire Xhafer Korriku.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.


