• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë
Home
Breaking News

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

2 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grabitje me armë është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku objektiv ka qenë një filial i një banke të nivelit të dytë.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e bankës me fytyrën të mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos identifikohej. Ai i është drejtuar arkëtares dhe, nën kërcënimin e armës, ia ka vendosur atë në kokë, duke e detyruar t’i dorëzonte paratë.

Pas marrjes së shumës së parave, autori është drejtuar nga dalja e bankës, ku ka kërcënuar me armë edhe rojën e sigurisë, duke i drejtuar armën për ta mbajtur të palëvizur dhe për të mos e lejuar të reagonte.

Më pas, grabitësi ka dalë nga banka, ka marrë një monopatinë dhe është larguar në drejtim të stadiumit “Dinamo”.

Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po mbledh prova dhe po punon për identifikimin e autorit. Policia po verifikon edhe itinerarin e largimit të tij, me qëllim kapjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh
Previous article DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

s.autor

Postime të ngjashme

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh Aktualitet

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT