Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long Wait”.
Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas, L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e njohur si “Uji i Ftohtë”, ndërsa transportonin me një automjet tip Volkswagen katër emigrantë, kundrejt fitimit.
Sipas njoftimit zyrtar të DVP Gjirokastër, emigrantiët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Të dyshuarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, gjë që çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i përdorur dhe dy aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Ky operacion vjen në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë së Shtetit për goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me ndihmën e shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit material.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Long Wait”.
U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Long Wait”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.


