• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN…”/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN…”/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

29 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria në Pejë ngriti aktakuzë për “kanosje” ndaj Jeton Sylajt më 23 tetor, vetëm dy ditë para se Arlinda Zekaj të vritej nga kunati i saj.

Në dosjen e prokurorisë zbardhen kërcënimet, denoncimet në polici dhe përpjekjet e 49-vjeçares për të rikthyer pranë vetes djalin 12-vjeçar.

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për rastin e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra më 25 tetor nga kunati i saj, Albert Sylaj. Dokumentet e përfshira në aktakuzën e ngritur ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, pasqyrojnë konfliktin e gjatë familjar, kërcënimet e raportuara dhe përpjekjet e gruas për të takuar djalin e saj 12-vjeçar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, më 23 tetor 2026, Jeton Sylaj është akuzuar për veprën penale të “kanosjes”, pas kërcënimeve që, sipas deklarimeve të Arlinda Zekajt, ai i kishte drejtuar asaj përmes telefonit në dhjetor të vitit 2025.

“Do të të vras, do të të tërheq zvarrë […] nuk do ta shohësh djalin nëse jam gjallë unë”, ishte një pjesë e kërcënimeve që 49-vjeçarja deklaroi se kishte marrë nga ish-bashkëshorti.

Aktakuza është ngritur vetëm dy ditë para vrasjes së saj.

Në dosjen e prokurorisë është përfshirë deklarata që Arlinda Zekaj ka dhënë në Policinë e Kosovës më 10 korrik 2026. Ajo ka treguar se gjatë martesës 13-vjeçare me Jeton Sylajn kishte përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike.

Sipas deklarimit të saj, në vitin 2024, ajo ishte kthyer në Kosovë së bashku me djalin, ku kishin ndërtuar një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ndërkohë, ish-bashkëshorti kishte vazhduar të jetonte mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arlinda Zekaj ka deklaruar gjithashtu se, për shkak të nevojave të ish-bashkëshortit, kishte marrë një kredi prej 9 mijë eurosh dhe se më pas i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia.

Ajo ka rrëfyer në polici se, pavarësisht kërcënimeve të marra në dhjetor të vitit 2025, në atë kohë nuk e kishte denoncuar ish-bashkëshortin, pasi kishte shpresuar se ai do të ndryshonte. Megjithatë, kishte deklaruar se ndihej e rrezikuar prej tij.

Një nga shqetësimet kryesore të Arlinda Zekajt ishte humbja e kontaktit me djalin e saj. Sipas deklaratës së dhënë në polici, ajo nuk e kishte penguar të miturin të takohej me familjen e ish-bashkëshortit.

Më 20 qershor 2026, djali kishte shkuar te familjarët e babait në Deçan, por, sipas saj, që nga ajo ditë ajo nuk kishte marrë më lajme prej tij.

49-vjeçarja ka deklaruar se i biri e kishte bllokuar në telefon dhe në të gjitha rrjetet sociale, duke dyshuar se kjo kishte ndodhur nën presionin e familjes së ish-bashkëshortit.

Në dëshminë e saj, ajo i kërkonte policisë që ta ndihmonte të rikthente djalin pranë vetes.

“Djali ka shkuar te gjyshja dhe xhaxhallarët. Aniku më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron të vijë të jetojë me mua. Për këtë jam e sigurt se Jetoni po e detyron të qëndrojë te gjyshja në Deçan dhe të mos vijë të jetojë me mua. Unë i kërkoj Policisë që të ma kthejë djalin për të jetuar me mua”, ka deklaruar Arlinda Zekaj, sipas dosjes.

Ajo ka shprehur gjithashtu frikën ndaj ish-bashkëshortit dhe familjes së tij, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Arlinda Zekaj ka dhënë një tjetër deklaratë në Policinë e Pejës më 13 korrik 2026. Në të, ajo ka raportuar se tri ditë më herët kishte shkuar në shtëpinë e saj në Vitomiricë dhe e kishte gjetur djalin vetëm me dy fëmijë të tjerë.

Sipas deklarimit të saj, në momentin kur ishte hapur dera, policia kishte qenë e pranishme. Ajo kishte kërkuar që të merreshin kamerat e sigurisë së banesës, duke pretenduar se i mituri ishte lënë pa përkujdesjen e duhur.

“Unë vlerësoj se lënia e fëmijës në atë mënyrë është shkelje ligjore nga babai i Anikut, Jeton Sylaj, dhe xhaxhai i Anikut, Driton Sylaj”, kishte deklaruar ajo, sipas dosjes.

Në të njëjtin deklarim, Zekaj kishte bërë me dije se për çështjen ishte informuar edhe Ambasada Amerikane.

Në aktakuzë është përfshirë edhe deklarimi i djalit 12-vjeçar, i cili ishte intervistuar në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale.

Sipas dokumentit të datës 10 korrik 2026, gjatë intervistimit, i mituri kishte deklaruar se nuk dëshironte të shkonte te nëna e tij, as për disa orë.

“Aniku, në përgjigje të pyetjes së punonjësit të QPS-së, ka thënë se nuk dëshiron fare të shkojë te nëna e tij, as për disa orë”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, në dosje është përfshirë një raport psikologjik i datës 23 korrik 2026, sipas të cilit i mituri kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga nëna e tij.

Raporti evidenton se djali kishte shprehur dëshirën për të mos pasur kontakt me të ëmën, por nuk kishte raportuar dhunë fizike nga ana e saj. Sipas dokumentit, ai kishte pretenduar se nëna bënte “magji të zezë” në katin e dytë të shtëpisë së dajave.

Në raport thuhet gjithashtu se i mituri nuk e kuptonte saktësisht kuptimin e urdhrit të mbrojtjes, pavarësisht se e kishte kërkuar, dhe se zyrtarët e pranishëm i kishin dhënë shpjegimet përkatëse.

Në dosjen e prokurorisë është përfshirë edhe deklarimi i Jeton Sylajt në polici, ku ai ka pranuar se i kishte drejtuar kërcënime Arlinda Zekajt, por ka dhënë versionin e tij për arsyet e konfliktit.

“Është e vërtetë se Arlindës i kam thënë fjalët ‘do të të vras, do të të tërheq zvarrë’, mirëpo ia kam thënë këto fjalë sepse djali im është ndier i rrezikuar”, ka deklaruar ai, sipas dosjes.

Sylaj ka pretenduar se djali ndihej i frikësuar nga nëna e tij dhe se ajo kishte shkuar te familjarët e tij në Deçan.

Këto pretendime janë pjesë e deklarimeve të palëve të përfshira në dosje dhe nuk përbëjnë, në vetvete, një konstatim përfundimtar të gjykatës.

Rasti i Arlinda Zekajt ngre pikëpyetje mbi denoncimet e saj, kërkesat për ndihmë dhe mënyrën se si institucionet i trajtuan shqetësimet e raportuara para vrasjes së saj më 25 tetor 2026.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt për “kanosje”, hetimet për vrasjen e 49-vjeçares lidhen me kunatin e saj, Albert Sylaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...
Previous article 24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

E RËNDË NË TIRANË/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë. Policia nis hetimet Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT