• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INDEKSI I SUNDIMIT TË LIGJIT/ Raporti i drejtësisë Botërore: Shqipëria renditet në vendin e… (FOTO)
Home
Sociale

INDEKSI I SUNDIMIT TË LIGJIT/ Raporti i drejtësisë Botërore: Shqipëria renditet në vendin e… (FOTO)

1 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Publikohet raporti i drejtësisë botërore mbi “Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018”, në të cilin përfshihen 114 vende anëtare të OKB-së, mes të cilëve edhe Shqipëria.

Raporti në fjalë i publikuar në The Guardian, pasqyron respektimin e sundimit të ligjit në praktikë, ndërsa në secilin prej vendeve të përfshira në këtë raport janë intervistuar 1 mijë persona.

Pyetësori është plotësuar nga eskpertë ligjorë dhe aktivistë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërsa përmes tij synohet të matet sundimi i ligjit, bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë dhe të ekspertëve brenda vendit.

Kategorizimet bazohen në tetë faktorë: kufizimet e pushteteve të qeverisë, mungesa e korrupsionit, qeveria e hapur, të drejtat thelbësore, rendi dhe siguria, zbatimi rregullator, drejtësia civile dhe ajo kriminale.

Në rankimin global, Danimarka renditet e para, ndërsa në vendin e fundit renditet Venezuela.

Ndër vendet e rajonit, Rumania renditet më mirë se të gjitha shtetet e tjera, duke u pozicionuar në vendin e 29, ndërsa më pas renditen Sllovenia dhe Kroacia.

Bullgaria dhe Bosnja ndajnë vendet 55 dhe 56 në renditje, dhe menjëherë pas tyre vjen Maqedonia në vendin e 57. Shqipëria renditet në vendin e 68, ndërkohë që një vit më parë ishte e 72. Ndërkohë Serbia renditet e 76.

Kosova dhe Mali i Zi nuk janë përfshirë në anketim.

Rumania performoi relativisht mirë pasi rezultati doli përpara reformave polemike në drejtësi – të cilat sipas aktivistëve do të kufizojnë sundimin e ligjit në vend dhe progresin e bërë deri tani në frenimin e korrupsionit.

Venezuela doli e fundit, poshtë Afganistanit, për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit, me hiperinflacion, gjykata të manipuluara, një sistem të dhunshëm burgu dhe një normë vrasjeje prej 56- 73 njerëzish në ditë, duke e bërë atë vendin më të dhunshëm vend në Amerikën Latine.

Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda u renditën në krye në shkallë globale falë sistemeve shumë efikase të drejtësisë që trajtojnë shkeljet.

Në Europën Lindore, Polonia pati rënien më të shpejtë vjetore për shkak të “një sistemi relativisht të suksesshëm që lëvizi shpejt në drejtimin e gabuar, me një prirje rënëse në kategori si kufizimet e fuqive qeveritare, qeveria e hapur, të drejtat themelore dhe drejtësia penale”.

Rezultatet e disa vendeve u ndikuan nga hendeku i rezultateve në fusha të ndryshme.

Për Shqipërinë problemi kryesor është korrupsioni, që duket se ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e përgjithshëm.

Të drejtat thelbësore të njeriut raportohen të kenë rënë në thuajse dy të tretat e 113 vendeve të anketuara, mes shqetësimeve mbi një rritje mbarëbotërore të nacionalizmit autoritar dhe një tërheqjeje nga detyrimet ligjore ndërkombëtare.

The Guardian citoi profesorin Samuel Moyn nga Universiteti Jeill të thotë: “mes shumë shteteve, këto të drejta thelbësore po bien pre e një kundërshtimi ndaj një ekonomie globalizuese”.

“Ringjallja botërore e populizmit, nacionalizmi autoritar dhe tërheqja e përgjithshme nga detyrimet ligjore ndërkombëtare janë trende që, nëse nuk kontrollohen, përbëjnë një kërcënim ekzistencial për sundimin e ligjit. Parandalimi i shkeljeve të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut është gjithmonë më mirë se kurimi i tyre pas ngjarjes”, tha Murray Hunt nga Qendra Bingham për Sundimin e Ligjit për gazetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter në kaos: Shisni ekipin dhe zhdukuni!
Previous article Transferimi te Chelsea, këto janë fjalët e para të Olivier Giroud

F.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT