• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet
Home
Aktualitet
Kronikë

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

16 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë.

Në një deklaratë, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

Në reagimin e saj, organizata riafirmon rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.

Gjithashtu shton se siguria dhe dinjiteti i të gjithë qytetarëve duhet të garantohen, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Një tjetër çështje e vënë në dukje është veprimtaria e forcave të rendit. Kombet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në ndërhyrjet policore, si dhe respektimin e garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjen e pronës publike e private.

OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen për një dialog konstruktiv, të mbështetur te respekti i ndërsjellë, paqja dhe shteti i së drejtës.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë.

Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit
Previous article PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3 Aktualitet

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar Aktualitet

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar

ZBARDHET VRASJA E BEQIR DEVOLLIT/ Viktima u ndoq 3 kilometra nga autori që aktivizoi eksplozivin me telekomandë, prishje të pazareve të drogës Aktualitet

ZBARDHET VRASJA E BEQIR DEVOLLIT/ Viktima u ndoq 3 kilometra nga autori që aktivizoi eksplozivin me telekomandë, prishje të pazareve të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT