Emili Sande do të jetë e ftuara që do të performojë në festën e Natës së Bardhë në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Instagram po edhe nga vetë këngëtarja nëpërmjet një statusi në Facebook ku shprehet se ndjehet shumë e emocionuar për të performuar për herë të parë në Shqipëri dhe për të marrë pjesë në Festimet e Netëve të Bardha të Tiranës më 29 nëntor 2017.
/AlpeNews.al/



