Paralelisht me tensionet e larta në kryeqytet në këtë ditë të tretë të revoltës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe në qytetin e Korçës, ku janë regjistruar shoqërime masive nga forcat e policisë.
Pas tensioneve dhe incidenteve të shënuara gjatë tubimit lokal, policia ka shoqëruar në komisariat 24 persona. Mes të ndaluarve raportohet se ka një numër të konsiderueshëm të miturish, përfshirë fëmijë të moshës 14-vjeçare, si dhe të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç, ndërsa më i madhi ndër të shoqëruarit është 41 vjeç.
Shoqërimet e kryera në Korçë vijnë si përgjigje ndaj përplasjeve gjatë protestës, ndërsa pritet të zbardhen detaje të mëtejshme.


