Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të enjte në Starovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e këtij të fundit.
Për shkak të përplasjes së rëndë, drejtuesi i motorit, Vali Manxhari, ka humbur jetën.
Pritet që veprimet hetimore të përcaktojnë dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.


