• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn
Home
Breaking News

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

12 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Elden Tarjan, Kristian Ymerin (Shkambi) dhe Vinçesk Pirolin, tre personat e arrestuar më 9 tetor nën dyshimin se po përgatiteshin për kryerjen e një vrasjeje në Lezhë.

Sipas të dhënave të hetimit, atentati ishte planifikuar të realizohej gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa tre të dyshuarit kishin role të ndara. Plani, megjithatë, nuk u realizua, pasi dyshohet se ata nuk mundën të identifikonin personin që kishin në shënjestër

Kristian Ymeri, 34 vjeç, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, dyshohet se do të kryenin ekzekutimin. Të pajisur me skafandra dhe të armatosur, ata lëviznin me një motomjet që rezultonte i vjedhur në Suedi. Lëvizjet e tyre u konstatuan në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë.

Ndërkohë, 25-vjeçari Elden Tarja dyshohet se kishte një tjetër rol në plan. Ai ishte pozicionuar me automjet në zonën ku pritej të ndodhte krimi dhe, sipas hetuesve, do të siguronte largimin e dy personave të tjerë pas atentatit.

Operacioni policor u shtri në disa zona të Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës. Pas ndjekjes së itinerarit ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, efektivët lokalizuan në aksin Gjadër-Barbullush një automjet tip “Volkswagen”.

Në makinë ndodheshin Ymeri dhe Piroli, ndërsa në timon ishte Tarja. Të tre u ndaluan nga policia.

Kontrollet që pasuan çuan në sekuestrimin e një arsenali që tashmë po analizohet nga hetuesit. Gjatë kontrollit të personave, motomjetit, banesës së Tarjas dhe zonës përreth saj, policia gjeti tri pistoleta, krehra, fishekë dhe municione të tjera. U sekuestrua gjithashtu edhe motomjeti që dyshohet se ishte përgatitur për realizimin e atentatit.

Por hetimi ndaj tre të arrestuarve nuk është kufizuar vetëm te vrasja e dyshuar se po përgatitej në Lezhë.

Grupi hetimor po verifikon nëse Tarja, Ymeri dhe Piroli mund të kenë lidhje edhe me tri vrasje të kryera gjatë dy viteve të fundit. Mes ngjarjeve që po shqyrtohen është ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera të ndodhura respektivisht në qarkun e Shkodrës dhe në Mirditë.

Artan Myrta u vra në një atentat në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit. Hetuesit po mbledhin prova për të përcaktuar nëse personat e arrestuar në Lezhë kanë pasur rol në këtë ngjarje.Në këtë fazë bëhet fjalë për dyshime që janë ende nën hetim dhe përfshirja e tre të arrestuarve në vrasjet e mëparshme nuk është përcaktuar përfundimisht. Provat e sekuestruara, armët, telefonat dhe lëvizjet e tyre pritet të jenë pjesë e verifikimeve për të përcaktuar nëse ekzistojnë lidhje me krimet e tjera që po hetohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces Aktualitet

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT