Një pronë në Palasë, e listuar në revistën prestigjioze Christie’s, kushton 17 milionë euro. Vlera e saj u bë pjesë e diskutimit në podcastin “Pjaca” në Media Radar, ku Alfred Peza bisedoi me Kris Marandën për tregun e pronave luksoze në Shqipëri.
Alfred Peza: “Në revistën Christie’s kemi një pronë në Palasë në Shqipëri. Sa kushton kjo pronë?”
Kris Maranda: “Kjo pronë kushton 17 milionë euro.”
Por a e justifikon një pronë e tillë këtë çmim?
Peza: “A e meriton kjo pronë këtë çmim?”
Maranda: “Patjetër që e meriton, sepse diçka tjetër do të kushtonte më shtrenjtë e njëjta pronë. Do të ishte minimumi 20-50% më tepër.”
Një tjetër pikë e diskutimit ishte ekspozimi ndërkombëtar i pronës dhe mënyra se si ajo po promovohet përtej tregut shqiptar.
Peza e pyeti Marandën nëse prona kishte hyrë në rrjetin ndërkombëtar të komunikimit.
Maranda: “Kjo pronë është shpërndarë në 150 vende të botës, në familjet më të pasura dhe në rrjetet sociale.”
Rasti i kësaj prone sjell në fokus tregun e pasurive të paluajtshme luksoze në bregdetin shqiptar dhe mënyrën se si prona të tilla po prezantohen te blerësit dhe investitorët ndërkombëtarë.


