• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit
Home
Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

26 September, 2026 s.autor Ekonomi

Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj.

Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Gusht 2026, janë arkëtuar 15.9 miliardë lekë ose 13.4% më shumë se 8-mujori 2025, si dhe me realizim prej 100.4% të planit për 8-mujorin 2026.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 160.9% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 51.4 miliardë lekë.

Ndërsa vetëm në muajin Gusht 2026 janë 16.5 miliardë lekë të mbledhura apo 2 miliardë lekë më shumë. Kjo ecuri pozitive e të ardhurave nga kontributet lidhet me një kombinim faktorësh që kanë ndikuar në zgjerimin e bazës së kontribuuesve dhe në rritjen e shumave të deklaruara.

Një nga faktorët kryesorë është rritja e pagave në sektorin publik dhe atë privat. Rritja e pagës mesatare në vend, e cila tashmë i është afruar nivelit të 1 mijë eurove në muaj, ka sjellë edhe një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara për çdo të punësuar.

Në të njëjtën kohë, rezultatet janë ndikuar edhe nga masat për formalizimin e tregut të punës. Kontrollet ndaj nëndeklarimit të pagave dhe përpjekjet për të afruar pagat e deklaruara me të ardhurat reale kanë zgjeruar bazën mbi të cilën llogariten kontributet. Si rrjedhojë, një pjesë e rritjes së arkëtimeve lidhet edhe me përmirësimin e deklarimit të pagave dhe të punësimit.

Në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar gjithashtu pagat referencë të vendosura këtë vit për disa sektorë të ekonomisë, ndër të cilët turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore. Aplikimi i këtyre niveleve synon të kufizojë diferencat mes pagave të deklaruara dhe atyre që praktikohen në treg, duke rritur njëkohësisht edhe bazën e kontributeve të pagueshme.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë në muaj, e hyrë në fuqi nga janari 2026. Me rritjen e bazës minimale të pagës, është rritur edhe detyrimi minimal për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kontributet janë ndikuar edhe nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e numrit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet të deklaruar.

Për individët, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore aktualisht llogaritet në rreth 13,950 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima
Previous article EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë

s.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT