• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREGULLORJE E GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse…
Home
Breaking News

RREGULLORJE E GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse…

23 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Indiferencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe vetë Gjykatës së Posaçme që nuk ka bërë asnjë hap pas ndaj rregullores censuruese të punës së avokatëve dhe gazetarëve në këtë gjykatë, sjell një vendim radikal të dhomës Kombëtare të Avokatisë. Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të përgjithshëm, kreu i dhomës, avokati Maks Haxhia njoftoi se do të shtrihet edhe te seancat për masat e sigurisë në GJKKO. Dhoma e Avokatisë do të tërheqë edhe listën e avokatëve kryesisht që Gjykata ka në dispozicion, në mënyrë që as ata mos të marrin pjesë në seanca.

“U vendos bojkoti i masave të sigurisë në gjkko, me një shtesë që të tërhiqen edhe listat e avokatëve kryesisht duke i quajtur të pezulluara nga dhoma e avokatisë”, tha Maks Haxhia.

Përshkallëzimi i bojkotit, nga seancat gjyqësore në GJKKO, deri te masat e sigurisë, krijon një impakt të rëndësishëm për të gjithë personat e arrestuar. Ligji detyron që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda 72 orësh për masën e sigurimit personal, ndryshe arrestimi bëhet i pavlefshëm, dhe personi i dyshuar, lirohet.

Një vendim i tillë drastik merret për herë të parë në vendin tonë. Maks Haxhia tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme u hodh në tryezë edhe alternativa e bojkotit të të gjitha gjykatave në Shqipëri, por në përfundim u ra dakord për ta mbajtur bojkotin vetëm brenda gjykatës së Posaçme duke e zgjeruar edhe te masat e sigurisë.

“Këshilli i Përgjithshëm me unanimitet votoi për shtrirjen e bojkotit edhe për masat e sigurimit gjithnjë përpara GJKKO, me një shtesë që të tërhiqen edhe listat e avokatëve kryesisht duke i quajtur ato të pezulluara nga Dhoma e Avokatisë dhe me një shtrirje dore, në kuptimin e mirë të fjalës, që ky vendim të hyjë në fuqi jo ditën e sotme, por ditën e hënë duke krijuar dhe një afat kohor për t’ua lënë në dispozicion për të rivlerësuar këtë situatë nga kjo gjykatë që ka nxjerrë këtë rregulloren dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Prej të hënës kur është paralajmëruar të nisë bojkoti i masave të sigurisë, avokatët shpresojnë që gjykata e posaçme të reflektojë dhe të pezullojë rregulloren e cila i ndalon ata, edhe gazetarët, të përdorin celularët në seancë. Shtuar kësaj, edhe ndalimin e mëparshëm për kamerat në seancë, kjo do të kthente punën e gazetarit hapa pas, në mbajtjen e shënimeve me laps e letër dhe vonesën për ta përcjellë atë në kohë reale në redaksitë informative e më tej tek publiku.

Në pritje të një tërheqje të mundshme të kryetarit të Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, nga rregullorja e cila është kundërshtuar edhe nga shoqatat e mediave vendase e ndërkombëtare, një lëvizje e radhës kërkohet nga Kuvendi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i dërgoi shkresë zyrtare, kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku kërkon thirrjen urgjente në një seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve dhe atë për mbikëqyrjen institucionale me përfaqësues të GJKKO-së, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Përshkallëzimi rrezikon të prodhojë pasoja të drejtpërdrejta mbi zhvillimin normal të proceseve penale, ushtrimin efektiv të së drejtës së mbrojtjes, respektimin e afateve procedurale dhe, në mënyrë të veçantë, garantimin e procesit të rregullt ligjor.

Thirrjen urgjente të një seance dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të GJKKO së Shkallës së Parë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera që vlerësohen të nevojshme”, theksohet në kërkesën e Blushit.

Sa i takon gjobave që gjyqtarët e GJKKO nisën të aplikojnë ndaj avokatëve që bojkotonin seancat gjyqësore, Maks Haxhia tha se ato do të ankimohen, dhe në rast se lihen në fuqi, do të paguhen nga Dhoma e Avokatisë.

“Gjobat ne do t’i ankimojmë. Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet e drejtësisë për gjobat që na kanë vendosur. Nuk mund të prevalojë një rregullore, që nuk është për ne. Është një rregullore, që nuk përshtatet me ligjin. Edhe në rast se gjobat qëndrojnë, do t’i mbulojë Dhoma e Avokatisë. Ne do ta ndjekim situatën deri në fund nga ana ligjore”, tha Haxhia.

Edhe gazetarët, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që, përveç kamerave, u ndalon edhe hyrjen në seancë me celularë, nuk janë akredituar në GJKKO. Ata e konsiderojnë celularin një mjet të domosdoshëm për përcjelljen e informacionit në kohë reale te qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË DROJË TË KURBINIT/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat
Previous article ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË DROJË TË KURBINIT/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat Aktualitet

ZJARR NË DROJË TË KURBINIT/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT