Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (22 shtator),në rrugën e Voskopojës, në Korçë.
Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve.
Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore për hetime dhe disiplinimin e trafikut.


