Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të Lumturi Pelushit në Tiranë nga bashkëshorti i saj.
“Gjyshja ka vdekur”. Kjo telefonatë e bërë në sallën operative të policisë së Tiranës, ngriti në këmbë uniformat blu, të cilat u nisën me urgjencë drejt një banesë në zonën e Zogut të Zi.
Kur mbërritën në adresën e dhënë nga telefonuesi, gjetën të vrarë me thikë një grua, e cila u identifikuar më pas si 58-vjecarja Lumturi Patushi. Personi që lajmëroi policinë ishte nipi i saj 14 vjeç, që bashkë me vëllain 8-vjeçar panë gjyshin t’iu vrasë gjyshen përpara syve.
14-vjeçari ju tha hetuesve se gjyshi i tij, Hysni Patushi, e goditi gjyshen e tij pas një debati të ashpër mes tyre. Pas krimit, Hysni Patushi ishte larguar me shpejtësi dhe 200 metra larg pallatit kishte hedhur thikën, me me cilën e kishte goditur gruan., raporton gazetarja Klodiana Lala.
68-vjeçari Hysni Patushi, u largua nga vendngjarja dhe u strehua tek një i afërm i tij në Kamzë. Ishte kushëriri që lajmëroi policinë se autori i vrasjes ndodhej në banesën e tij dhe policia e vuri në pranga.
Hysni Patushi u tha hetuesve se e goditi gruan, për shkak se ajo qëndronte tek e bija dhe kujdesej për nipërit, ndërsa ai qëndronte vetem.
Burime nga policia thanë se Patushi ishte arrestuar edhe më herët, e konkretisht në 2018 për akuzën e dhunës në familje ndaj gruas së tij. Ndaj tij, rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare. Hysni Patushi pritet të dalë të hënën para Gjykatës së Tiranës, për masë sigurie.


