• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që…
Home
Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që…

15 September, 2026 s.autor Politikë

Pas deklaratave të 34-vjeçares Merita Gremaj, e cila ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë 45 ditëve të fundit dhe ka akuzuar Bledar Bakajn për dhunë, përdhunim dhe kërcënime, ka reaguar edhe deputetja socialiste Zegjine Çaushi.

Në një reagim publik, Çaushi ka sqaruar marrëdhënien e saj me Bledar Bakajn, duke theksuar se ai është vëllai i nënës së saj. Ajo shprehet se e ka takuar rastësisht Bakajn dhe Meritën në fillim të muajit qershor dhe se nuk ka pasur dijeni për situatën që, sipas dëshmisë së 34-vjeçares, ka ndodhur më pas.

Çaushi tregon se gjatë takimit, Merita Gremaj i ishte prezantuar si bashkëjetuesja e Bledarit dhe se në atë moment gjithçka dukej normale, madje mes të pranishmëve ishte diskutuar edhe mundësia e martesës së tyre.

“Ky është i gjithë informacioni që kam pasur dhe kam në lidhje me marrëdhënien e tyre”, shprehet deputetja, duke shtuar se për ngjarjen është informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik.

Në reagimin e saj, Zegjine Çaushi dënon kategorikisht dhunën, pavarësisht autorit.

“Dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar”, thekson ajo.

Deputetja ka kërkuar gjithashtu që rasti të trajtohet me seriozitet dhe kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

REAGIMI:

Duke iu referuar ngjarjes se ndodhur në fshatin
Suk 2 dhe te publikuar nga mediat me 14.09.2026 dhe 15.09.2026, deshiroj te sqaroj opinionin publik lidhur me informacionet e dhena deri tani.
Familja e nënës sime perbëhet nga 11 fëmijë: 9 motra dhe 2 vëllezër. Të gjithë kanë familjet, punët dhe jetët e tyre, ndaj natyrshëm nuk kemi kontakte te vazhdueshme dhe te panderprera me njëri-tjetrin.
Vellain e nenes, Bledar Bakaj, se bashku me znj. Merita Gremaj, e kam takuar rastesisht pas një takimi qe kisha në atë zonë, në fillim te muajit gershor. Kam kaluar pranë banesës dhe kam parë të afërm dhe fainjë, rreth 10-15 veta, në oborrin e banesës. Madje, aty kam takuar edhe një kushëri, të cilin Merita Gremaj e kishte njeriun e afërt nga fisi i të emës.
Sapo kam hyré ne oborr kam pare Meriten, e cila m’u prezantua si bashkejetuesja e Bledarit. I urova padyshim per lidhjen e tyre, pasi atë gjë po benin edhe fginjët që ishin prezent dhe me pas, si une, edhe kushëriri im iu drejtuam: “E keni ndarë mendjen? Do martoheni?”
Merita Gremaj tha : “Po po, i kam marre parasysh kushtet në të cilat Bledari jeton, edhe pse babai s’e ka me qejf…”
“Se mos na hapni probleme”, iu drejtova pas fjalëve te saj, referuar pelqimit te babait. Gjeja kaloi me te qeshura dhe urime nga njerezit e pranishem.
Kam ndenjur rreth 10 minuta dhe kam levizur për angazhimet e mia, të tjerët kanë vazhduar të qendronin.
Pas disa ditësh, pashë edhe në rrjetet sociale, fotografi të tyre së bashku, të qeshur dhe me lule në duar.
Ky eshtë i gjithe informacioni që kam pasur dhe kam në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Për ketë ngjarje jam informuar permes mediave, njësoj si opinioni publik.
Dua ta them shumë qartë: dënoj me force çdo formë DHUNE, pavaresisht se nga KUSH është ushtruar.
Ne te njejten kohe, mendoj se ky eshte nje rast qe duhet te trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, per te dy personat, me qellim gjetjen e zgjidhjes se duhur dhe parandalimin e çdo pershkallëzimi të mëtejshem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun
Previous article SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT