• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

13 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol mbrëmë me 12 shtator në qendër të Shkodrës.

Lënda plasëse në banesën e shtetasit Mehdin Bushati, shumë afër bashkisë Shkodër mendohet se është vendosur nga një person i cili më pas është larguar me motor.

Nga kamerat e sigurisë, autori i dyshuar, mendohet se ka lëvizur i vetëm dhe është maskuar si një shpërndarës picash, duke mbajtur një skafandë në kokë dhe motorin e kishte përshtatur si ato që shpërndajnë pica.

Pas shpërthimit me tritol ku nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale, shtetasi Mehdin Bushati, me profesion mësues ka deklaruar se ai nuk ka asnjë dijeni lidhur me ngjarjen.

Mësuesi i cili ndodhej në shtëpi bashkë me bashkëshorten e tij kur ndodhi ngjarja sipas burimeve nuk është treguar aq bashkëpunues me policinë.

Lënda plasëse sipas hetimeve të deritanishme të grupit hetimor mund të lidhet me vëllain e mësuesit, shtetasin Gëzim Alias Naser Bushati i cili prej vitesh ndodhet në Gjermani dhe hera e fundit kur ishte në Shqipëri daton 2-3 vite më parë. Në katin e parë jeton mësuesi Mehdin Bushati ndërsa kati i dytë i ndërtesës i përket vëllait të tij.

Gëzim Bushati i cili e ka ndryshuar emrin në Naser sipas burimeve ka qenë i dënuar me burg, një herë me 5 vite dhe një herë tjetër me dy vite në Rumani dhe Gjermani.

Për shkak të problemeve që mund të ketë jashtë vendit, policia vendore e Shkodrës dyshon se lënda plasëse u hodh në banesën e tij me qëllim për t’i dhënë një mesazh kërcënues.

Po ashtu mendohet se autori i dyshuar është një person me pagesë i cili afrohet, hedh lëndën plasëse brenda oborrit dhe më pas largohet në drejtim të paditur pa lënë gjurmë.

Deri më tani grupi hetimor nuk e ka identifikuar ende autorin e maskuar ndërsa po punohet përmes kamerave të sigurisë.

Shpërthimi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në Shkodër ishte shumë i fuqishëm, teksa ka tronditur banorët në qendër të qytetit por edhe zona të tjera. Në të njëjtën kohë dhjetra turistë që ndodheshin në zonën përreth qendrës janë frikësuar ndjeshëm.

Në momentin e ngjarjes, pak metra më tutje në sheshin para bashkisë Shkodër po zhvillohej një koncert me muzikë dhe lojëra për fëmijët dhe familjet shkodrane.

Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…
Previous article TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT