• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!
Home
Sociale

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

12 September, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Në një kohë kur tendencat moderne të stilit të jetesës po ridimensionojnë mënyrën sesi jetojmë, njëherazi edhe pritshmeritë tona tashmë projektohen në një tjetër dimension. Cilësia, komoditeti dhe liria për të zgjedhur nuk janë më thjesht dëshira, por pjesë e një standardi të ri jetese. Në këtë realitet të ri, teknologjia dhe inovacioni ecin paralelisht me evolucionin e nevojave dhe sjelljes së konsumatorit. Ato transformojnë kështu mënyrën sesi ne zgjedhim, konsumojmë dhe përjetojmë, duke u integruar natyrshëm në ritmin e jetës moderne. Në të njëjtin ritëm evoluon kështu edhe mënyra sesi ne kërkojmë të menaxhojmë financat tona, duke i dhënë gjithnjë e më shumë vlerë shërbimeve që ofrojnë jo vetëm fleksibilitet, shpejtësi, siguri por njëherazi një eksperiencë të personalizuar. Në këtë dinamikë ndryshimesh të vazhdueshme, Credins bank e ka kthyer risinë në një element të rëndësishëm të vizionit të saj, i cili merr formë përmes ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të veçanta. Përtej vlerës financiare, Credins synon tashmë të ofrojë një eksperiencë unike, në harmoni me një mënyrë gjithnjë e më të rafinuar të të jetuarit.

Në këtë frymë vjen edhe lançimi i produktit më të ri nga Credins bank, Visa Infinite, karta e parë metalike në Shqipëri, e cila është e nivelit më të lartë në hierarkinë e produkteve Visa. E konceptuar si një produkt financiar elitar që ndërthur fleksibilitetin financiar me një gamë të gjerë privilegjesh dhe shërbimesh premium, Visa Infinte vjen për një nivel tjetër ekskluziviteti experience. E projektuar për individë me profil të lartë financiar, sipërmarrës, drejtues biznesesh, etj, Visa Infinite shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e portofolit premium të Credins. Visa Infinite e shfaq karakterin e saj dominant që në elementin e parë visual. Një kartë metalike, elegante në linja dhe e rafinuar në çdo detaj. Visa Infinite ofron njëkohësisht të gjithë funksionalitetin e një karte krediti, nga pagesat në terminale fizike dhe online, deri te përdorimi përmes Google Pay dhe Apple Pay. Funksionalitet që pasurohen më tej nga një gamë shërbimesh të dedikuara, brenda dhe jashtë vendit. Por ajo që e bën speciale shkon përtej estetikës. Mundësi financiare të një niveli ekskluziv, shërbime të dedikuara dhe privilegje të përzgjedhura ndërthuren në një produkt të vetëm, menduar për ata që dinë të zgjedhin me kujdes, vlerësojnë cilësinë e jetës dhe e konsiderojnë komoditetin pjesë të natyrshme të përditshmerisë së tyre.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh në duar një Visa Infinite? Ku qëndron sekreti i fuqisë së saj? E thjesht, ta jetosh jetën sipas stilit tend…! Të udhëtosh dhe aeroportet të mos jenë më sinonim i pritjes dhe lodhjes. Të kalosh përmes Fast Track, të kesh akses në mbi 1,200 lounge në mbarë botën dhe ta ndash këtë privilegj edhe me të tjerë. Ky është një tjetër dimension i udhëtimit, ku çdo etapë të jep privilegje në çdo detaj. Sigurimi ndërkombëtar i udhëtimit, me mbulim mjekësor deri në 2,5 milionë dollarë, sjell ndoshta luksin më të çmuar, qetësinë për t’u nisur pa shqetësimin për të papriturën. Vonesat apo anulimet e fluturimeve, bagazhet e vonuara, makinat me qira apo aktivitetet sportive janë vetëm disa nga situatat që përfshin paketa e gjerë e sigurimit Visa Infinite. Me mbulime që shkojnë nga rimbursimi i shpenzimeve të shkaktuara nga vonesat e fluturimeve apo bagazheve, e deri te sigurimi i makinave me qira dhe aktiviteteve sportive, paketa krijon një nga strukturat më të plota të përfitimeve që shoqërojnë kartën gjatë udhëtimit. Edhe blerjet mbajnë sërish firmën e kësaj karte magjike, ku në rast humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi aksidental, ato gëzojnë mbrojtje deri në 360 ditë nga momenti i blerjes.

Koncepti premium i Visa Infinite shkon edhe më tej, duke vendosur në qendër asistencën e personalizuar. Përmes Visa Concierge, klienti ka në dispozicion një shërbim të dedikuar për rezervime hotelesh e restorantesh, organizim udhëtimesh apo sigurimin e biletave për evente, ndërsa Visa Chatbot ofron akses 24/7 në informacion mbi përfitimet, ofertat dhe privilegjet e kartës. Global Client Support Service, është një tjetër benefit që siguron asistencë në mbarë botën në raste si humbja apo vjedhja e kartës, zëvendësimi emergjent apo sigurimi i fondeve në raste emergjence. Paketën e plotëson dhe një tjetër benefit special, paketa mobile 9 GB roaming në 127 shtete. Një lehtësi kjo për klientët që udhëtojnë shpesh dhe duan ta kenë botën vetëm një telefonatë larg. Përfitimet shtrihen edhe në një gamë ofertash të tjera me zbritje të dedikuara për kartat premium. Mes tyre përfshihet edhe 50% zbritje për transfertat me Uber drejt aeroportit, si edhe oferta të tjera speciale që mund të aksesohen përmes Visa Chatbot.

Në këtë aspekt, Visa Infinite u drejtohet klientëve që kërkojnë më shumë nga një produkt financiar dhe që dinë të zgjedhin shërbime në perputhje me profilin/statusin dhe stilin e tyre të jetesës. Përfitimet e saj ndërkombëtare, asistenca e personalizuar dhe mundësitë që ofron e bëjnë kartën një zgjedhje të dedikuar për një klientelë që vlerëson ekskluzivitetin në çdo detaj. E konsideruar si një nga produktet më premium në Shqipëri, mbetet tashmë që çdokush ta zbulojë dhe shijojë me të gjitha privilegjet që Visa Infinite ofron ekskluzivisht nga Credins bank. Me lançimin e këtij produkti Credins shënon sërish një tjetër hap strategjik të rëndësishëm në zhvillimin e segmentit premium dhe diversifikimin e portofolit të saj. Ky produkt, rikonfirmoi edhe një herë vizionin ambicioz mbi zhvillimin e produkteve sa elitare, po aq edhe inovatore, duke sjell në tregun shqiptar standardet më të larta të shërbimit finananciar ndërkombëtarë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

ARRATISJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet Aktualitet

ARRATISJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT